Pajazit Nushi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
vNo edit summary
Rreshti 5:
==Biografia==
'''Pajazit Nushi''' lindi më 8 janar [[1933]] në [[Gjakova|Gjakovë]], vdiq më 2 shtator 2015 në Prishtinë.<ref name="botasot.info">[http://botasot.info/lajme/448396/nderron-jete-akademik-pajazit-nushi/ Ndërron jetë akademik Pajazit Nushi. Bota Sot. 2 shtator 2015]</ref> Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe shkollën normale. Studimet i kreu më 28 shtator 1955 në Fakultetin Filozofik, Katedra e Psikologjisë Eksperimentale, të [[Universiteti i Beogradit|Universitetit të Beogradit]].<ref name="botasot.info"/>
Më 8 qershor [[1983]] mbrojti diseratcionin e doktoratës '''Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe'''<ref>Pajazit Nushi:{{cite book|title=Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe: doktorska disertacija |url=http://books.google.com/books?id=V8vFNAAACAAJ|lang=sq}} Prishtinë.</ref> në Fakultetin Filozofik të [[Universiteti i Prishtinës|Universitetit të Prishtinës]]. Punoi profesor i psikologjisë dhe i logjikës në Gjimnazin e Gjakovës dhe profesor i lëndëve të psikologjisë në shkollat normale në [[Prizreni|Prizren]] dhe në [[Prishtina|Prishtinë]]. Më [[1963]], u zgjodh drejtor i Entit për Përparimin e Shkollave të Krahinës Autonome të [[Kosova|Kosovës]].
 
Në shtator të vitit [[1964]], u pranua profesor i lëndëve të psikologjisë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe prej vitit [[1974]] ligjërues, pastaj docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar i psikologjisë së përgjithshme në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, ushtroi detyra të ndryshme administrative e politike në nivel të komunës, të rrethit, të Kosovës dhe të ish – Federatës jugosllave, në të cilat detyra u mor kryesisht me çështje të organizimit të sistemit arsimor, të punës shkencore dhe të krijimtarisë kulturore dhe artistike. Prej vitit [[1982]] punoi në entin leksikografik Miroslav Kërlezha të [[Zagrebi]]t, në Redaksinë e Kosovës, ku kreu detyrën e radaktorit të Enciklopedisë Jugosllave të botimit në gjuhën shqipe. Më 31 shtator [[1991]], për shkaqe politike, u detyrua të dalë në pension të parakohshëm, por vazhdoi punën arsimore-shkencore në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|ASHAK]].<ref>[http://www.ashak.org/?cid=1,24,46 Biografia dhe bibliografia e Pajazit Nushit]</ref> Me 25 Nentor 2008 u zgjodh antar i rregullt i ASHAK. Është nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë.Me shkrime, me punë publicistike dhe shkencore, merret qysh herët.
Rreshti 25:
 
== Shih edhe ==
* [[Psikologjia]]
* [[Universiteti i Prishtinës]]
* [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës]]