[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
 
Rreshti 40:
Vepra më e njohur e R. Siliqit dhe më e realizuara është poemthi lirik "Mrika në shkangull". Këtu gjejmë shfaqe spontane të realizmit, edhe pse vepra në tërësinë e saj është romantike. Mrika, një vajzë e re, e çiltër, plot ëndrra, gabon në dashuri dhe i jep fund jetës. Poeti e mbron forcën e dashurisë, dëshirën për lumturi dhe proteston kundër shoqërisë patriarkale e hipokrite, që me zakonet e saj të egra bëhet e pamëshirshme ndaj të pafajshmëve. Vepra, përveç mendimit tepër të avancuar për kohën ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur këtu një thjeshtësi dhe natyrshmëri, një ngrohtësi ndjenje që u mungon krijimeve të tjera. Poema spikat për vëzhgimet e holla psikologjike që ndriçojnë botën shpirtërore të heroinës. Tablotë e natyrës, plot ëmbëlsi e hijeshi, me ngjyra romantike, janë në funksion të ndjenjave të protagonistes. Poema është e llojit shoqëror-psikologjik.
 
== BurimeReferime ==
 
=== Bibliografi ===