Gjon Markagjoni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 2:
Lindi në Orosh të Mirditës, djali i vetëm i Kapidan Marka Gjonit (1861–1925). Babai i tij ishte prijësi ose Kapidani i Mirditës, i cili u rebelua kundër qeverisë shqiptare në favor të një Mirdite të pavarur. Në vitin 1921, në një aleancë me esadistët, Marka Gjoni themeloi Republikën e Mirditës në veri të Shqipërisë dhe shërbeu si president i saj gjatë ekzistencës së saj të shkurtër. Republika e tij nuk mori njohje nga qytetarët e saj të supozuar dhe as nga vende të tjera. Rebelimi i Marka Gjonit u shua nga qeveria shqiptare më vonë atë vit. Marka Gjoni iku në Jugosllavi, por më vonë u kthye në Shqipëri dhe qëndroi aktiv në jetën politike të malësisë.[2]
 
Lindi në Orosh të Mirditës, djali i vetëm i Kapidan Marka Gjonit (1861–1925). Babai i tij ishte prijësi ose Kapidani i Mirditës, i cili u rebelua kundër qeverisë shqiptare në favor të një Mirdite të pavarur. Në vitin 1921, në një aleancë me esadistët, Marka Gjoni themeloi Republikën e Mirditës në veri të Shqipërisë dhe shërbeu si president i saj gjatë ekzistencës së saj të shkurtër. Republika e tij nuk mori njohje nga qytetarët e saj të supozuar dhe as nga vende të tjera. Rebelimi i Marka Gjonit u shua nga qeveria shqiptare më vonë atë vit. Marka Gjoni iku në Jugosllavi, por më vonë u kthye në Shqipëri dhe qëndroi aktiv në jetën politike të malësisë.[2]
== Jeta ==
Gjon Marka Gjoni lindi pinjoll i derës kapidanore të [[Familja e Gjonmarkajve|Gjonmarkajve]], dhe ishte djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur ''Marka Gjoni''<ref name=":1">Koliqi E., ''Gjon Marka Gjoni Kapidan'i Mirditës'', Romë: "[[Shêjzat]]" vj. X, nr. 5-6, fq. 152-156.</ref> dhe Davës të Kolë Radës<ref name=":0" />''. '' U mbrua përmes rragatave që ia përshkuan krahinën e prirë prej derës së tij. Mbas vdekjes së të atit, më 1925, i doli prija dhe trashëgoi përgjegjësinë për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral.
 
Më 1904 u martua me Mrikën e Gjokë Pjetrit, nga fisi i Pervizëve të [[Rrethi i Kurbinit|Kurbinit]], dhe patën pesë djem e pesë vajza.<ref>Nakovics B., ''Kapidan Gjon Marka Gjoni'', gjonmarkagjoni.com, marrë më 16 janar 2015.</ref>
 
Prej vitit 1926 deri në vitin 1928 ndërmori bajrak për bajrak pajtimin e gjaqeve dhe ndreqjen e ngatërresave. Kësodore, pas dy pajtimeve të familjeve të rëndësishme, iu rrit zëri anekënd krahinës. Shprehja fjalëpake që diktonte apelimin përfundimtar "Në mos të pelqefët gjygji, tek a' Gryka e Oroshit"<ref>Gjeçovi Sh., ''Kanuni i Lekë Dukagjinit'', Shkodër: Botime françeskane, 2010.</ref> gjeti pikëmbështetje të themeltë e jehonë të mëtejme me veprimtarinë e gjerë të Kapidanit përgjatë vjetëve që pasuan. Më 28 gusht të 1937 mblodhi popullin në Abacinë e Oroshit për të jetësuar ripërcaktimin e disa nyjeve për t'iu përshtatë nevojave që afronin kohët e reja.<ref>''Lajme rrokull Shqypnís'', Shkodër: "[[Hylli i Dritës]]" vj. XIII, korrik-gusht 1937, nr. 7-8. fq. 417-418.</ref>
 
Me pushtimin e italianëve paria e Shkodrës ngarkoi Gjonin që të shkonte të bisedonte me kontin [[Galeazzo Ciano|Çiano]] më 12 prill 1939, ku si pjesëmarrës dhe përkthyes qe Patër [[Anton Harapi]]. Bisedime të cilat nuk kaluan pa tension mes parisë së Shkodrës dhe pritësve italian<ref>Pearson O., "Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog", I.B. Tauris & Co. Ltd., London-NY, 2004 fq. 462.</ref><ref>[[Ejëll Çoba|Çoba E]]., "Jetë e humbun", Tiranë: sh.b. "Mediaprint", 2010. fq. 127-128.</ref>. <span>Më 4 gusht 1939 u thirr, bashkë me [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], </span>[[Shefqet bej Vërlaci|Sh. bej Vërlacin]] dhe<span> </span>[[Vangjel Turtulli|V. Turtullin]], si persona që ndikuan në këtë bashkim, për t'u nominuar si senatorë.<ref>Perla L., ''Rassegna Storica Del Risorgimento'', 49 (1962), n. 3, fq.444.</ref><span>. </span>Emërohet senator i Mbretërisë Italiane në dhjetor të 1939 deri më 20 dhjetor 1944 kur dha dorëheqjen<ref name=":0" /> Shërbeu si ministër Mbrojtjeje në qeverinë jetëshkurtër të [[Maliq bej Bushati]]t, prej 12 shkurtit deri më 28 prill 1943.
 
Mbasi rezistencën antikomuniste ia la në dorë të birit, [[Mark Gjon Marku]]t, la vendin më 27 nëntor 1944 duke u përshëndetur me të.
 
Më 1960 u sëmur, por mbas 45 ditësh, i shtruar në Poliklinikë të Universitetit të Romës, u kthye në shtëpi. Më 1964 sëmundja iu shfaq përsëri e për dy vite e dhjetë muaj qëndroi i shtruar derisa vdiq në orën 21:15 të 28 prillit 1966 duke i shtrënguar dorën të birit, [[Ndue Gjon Markaj]]t. Trupi i tij u varros më 30 prill, i përcjellë nga përfaqësuesit e mbarë mërgatës shqiptare.<ref name=":1" />
 
== Burime ==