[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Lucia Nadin''' është një studjuese italiane nga Venecia.
'''Lucia Nadin''', veneciane, ka kaluar në Shqipëri një periudhë të gjatë mësimdhënieje dhe pune kërkimore. Ka përgatitur botimin e "Statuteve të Shkodrës" duke nxjerrë në dritë tekstin nga Biblioteka e Muzeut të Venecies: një "monument" i historisë mesjetare të Shqipërisë.
 
 
U lind në Venecia, u laureua në Padova për filologji ({{Lang-it|Lettere e Filosofia}}) me një tezë mbi traditën e tekstit të ''Dekameronit'' të Bokaçios dhe përvijoi studimet e doktoraturës duke i përfunduar më 1987. Është marrë me punë kërkimore dhe mësimdhënie në fakultetet e filologjisë të universiteteve të Padovës dhe Venecias dhe punoi për dhjetë vjet në një institut edukativ kërkimor në rajonin e Venetos. Nga 1995 e deri më 2000 dha mësim letërsi italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
 
Ka patur edhe poste, përpos detyrave akademike, në Zyrën e Kulturës të ambasadës italiane si dhe në Institutin Italian të Kulturës.
 
Tani merret me punë kërkimore historiografiko-letrare në lëmin në fushën veneto-adriatike. Përpos gati 30 artikujve me karakter të specializuar mbi autorë dhe tematika të kulturës venete dhe italiane, nga shekulli i 14 e deri në atë të 20-të, gjatë angazhimit të vet në Shqipëri organizoi edhe ekspozitën hartografike mbi Arbërinë.<ref>{{Cite web |date=2008 |title=Presentazione dell'ultimo libro della Prof.ssa Lucia Nadin |url=https://iictirana.esteri.it/iic_tirana/it/gli_eventi/calendario/presentazione-dell-ultimo-libro-della-prof-ssa-lucia-nadin.html |website=iictirana.esteri.it |language=it}}</ref>
 
'''Lucia Nadin''', veneciane, ka kaluar në Shqipëri një periudhë të gjatë mësimdhënieje dhe pune kërkimore. Ka përgatitur botimin e "Statuteve të Shkodrës" duke nxjerrë në dritë tekstin nga Biblioteka e Muzeut të Venecies: një "monument" i historisë mesjetare të Shqipërisë.
 
Ka rindërtuar dukurinë e emigrimit shqiptar në krahinën e Venetos mes shekujve XV e XVI në librin "Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim 1479 – 1552". Ka studiuar traditën ikonografike të Skënderbeut në anijen e dukëve të Venecies, të famshme Bucintoro. Po punon mbi mërgimin e klerikëve katolikë në tokat e Republikës së Përndritur mes shekujve XV dhe XVI, në lidhje me porositjen e veprave të artit. Në vitin 2010 ka marrë titullin e qytetares së nderit të Shkodrës.