Aleksandri i Madh: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 24:
'''Aleksandri i trete i Maqedonisë''' ({{lang-mk|Александар III Македонски}} ''Aleksandar III Makedonski''; {{lang-grc-gre|Αλέξανδρος Γʹ ὁ Μακεδών}}, {{Lang|grc-Latn|[[Alexander|Aléxandros]] III ho Makedȏn}}; 20/21 korrik 356 Para.K. – 10/11 qershor 323 Pr.K.), i njohur përgjithësisht si '''Leka i Madh''' ({{Lang-grc-gre|ὁ Μέγας}}, {{Lang|grc-Latn|ho Mégas}}), qe mbret (''[[basileus]]'') i [[Greqia e lashtë|mbretërisë së lashtë helene]] të Maqedonisë dhe anëtar i dinastisë së Argeadëve.
 
Leka i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.rs.). Aleksandri lindi në [https://en.m.wikipedia.org/wiki/Pella Pella] të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Babai i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme ([[Anadolli|Azisë së Vogël]], Persisë, [[Egjipti]]t) duke arritur deri në [[India|Indi]].
 
== Vitet e fëmijërisë ==
Aleksandri lindi në 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve). Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.rs. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.
 
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.