[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v shtim imazhi
Rreshti 2:
{{pp}}
'''Apolloni''' (greqisht: Ἀπόλλων, latinisht: Apollo) - i biri i zotit suprem, [[Zeusi]]t dhe i njërës prej të dashurave të tij, Letos, ishte një nga perënditë e preferuara olimpike. Në mitologjinë dhe fenë greke, ai njihet si zot i [[Drita|dritës]] dhe i [[Dielli]]t, profecisë, muzikës, arteve të bukura, poezisë, harkëtarëve dhe kolonëve. Simboli i tij ishte shigjeta.<ref>Nikolas Herceku, ''Adhurimi i Diellit'', 2021</ref> Motra e tij binjake ishte Artemisa, e njohur te romakët si Diana.
[[Skeda: Apollo AnzioBelvedere Musei Capitolini MC2863.jpg|parapamje|right293x293px|220pxApollo di Belvedere, Muzeu i Vatikanit]]
 
Nga shekulli V pr.e.s ai lidhet drejtpërdrejt me Diellin, prandaj konsiderohej edhe si shërues i [[sëmundje]]ve të ndryshme. Jo më kot Asklepi, zot i drejtpërdrejt i shërimit është një nga bijtë e tij. Në Butrint ekziston një tempull i Asklepit.
 
Line 30 ⟶ 29:
Apolloni është një prej hyjnive më të lashta greke. Ka mendime që adhurimi i tij në Greqi me siguri vjen nga Azia e Vogël. Sipas disa miteve vendlindja e tij është zabeli Oritigiu në Efes, në trevën e Azisë së Vogël. Sipas Bedrich Hroznit emri i tij në Azinë e Vogël është Apulunas, zot hitit. Në fillim Apolloni ishte mbrojtës i grigjave e më vonë i qyteteve të kolonialistëve grekë dhe më në fund u bë zot i dritës dhe i diellit (kurse motra e tij Artemisa hyjneshë e gjahut, natyrës dhe hënës), dhe merr shumë veti të tjera. Në këngë e thërrasin shigjetar i pagabueshëm, Harkargjendi, Dritëlindësi, dhe më së shumti i Shndritshmi (Febus). Ishte i nderuar në tërë botën greko-romake. [[Romakët]] adhuronin rininë e tij, e kanë marrë prej grekëve dhe siç duket, para tyre prej grekëve e kanë marrë etruskët. Për nderë të Apolonit në Delfi, në pranverë dhe në vjeshtë, janë organizuar festa madhështore dhe për çdo katër vjet lojërat pitike. Kremtime të ngjashme janë organizuar edhe në Delos, Milet e gjetiu. Në Romë lojërat e Apollonit janë organizuar prej vitit 212 para e.s. Në kujtim të fitores te Akciusi në vitin 31 para e.s. Augusti për nder Apollonit i themelon lojërat e Akciusit.
 
[[Skeda:Temple of Apollo in Corinth, 202998.jpg|parapamje|Mbetje nga tempulli i Apollonit, Korinth, Greqi]]
Me emrin e Apollonit janë të lidhura edhe veprat më të famshme në arkitekturë dhe skulpturë të antikës. Tempulli më i lashtë deri më sot, pjesërisht i ruajtur, tempulli dorik në Greqi, është ai i Apollonit në Korint. Është i shek. VII para e.s. dhe prej tij kanë mbetur shtatë shtylla. Tempulli i ruajtur më mirë i Apollonit është ai në Bassae, Messinia, që dikur ishte pjesë e Arkadisë. Arkitekti ishte Iktini, njëri nga krijuesit e Parteonit athinas (në mesin e shek. V. pr.e.s). Prej tempujve të tjerë të tij greke ndër më të famshmit konsiderohen ata në Seliun, në Sicili nga gjysma e parë e shk. VI para e.s., në Delfi, në Argos dhe në ishullin Delos (aty në gjysmën e parë të shek. V para e.s. ishte kauza e përbashkët e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lidhja amfiktionike e Delosit). Në Romë që në fund të shek. V pr.e.s., i ndërtojnë tempullin pranë dyerëve të Karmenit, kurse pas vitit 31 pr.e.s, një tempull të ri e ndërton Augusti në kodrën Palatinë.
Prej statujave të Apollonit, para së gjithash, veçohet e ashtuquajtura Apolloni i Belvederës ("shembull i bukurisë mashkullore"), kopja romake e skulpturës greke nga mesi i shek. IV para e.s, pastaj Apolloni Musagetes (udhëheqës i Muzave) kopja romake e origjinalit të Skopasit përafërsisht nga fillimi i shek. IV para e.s., pastaj Apoloni Sauroktonos (mbytës hardhuce), kopje e veprës së Praksitelit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. dhe Apolloni Kitharoedus (Apoloni me kitarë), kopja romake e origjinalit grek nga shek. IV para e.s. Të gjitha këto skulptura sot gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë. Kopjet e shumta antike të shtatoreve të Apollonit gjenden në koleksione të ndryshme, veçmas në Muzeun Kombëtar të Romës, në Napoli dhe në Luvër të Parisit. Njëri prej origjinaleve greke, më i ruajtur, është Apoloni nga balli perëndimor i tempullit të Zeusit në Olimp, përafërsisht i viteve, 460-450 para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun Olimpik dhe Apoloni prej bronzi i kohës rreth vitit 520 para e.s. i gjetur më 1958 në Pire (dhe sot gjendet në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë). Për nga lashtësia përafërsisht janë të të njëjtës kohë edhe skulpturat e Apollonit, veçmas Apolloni i Veut nga mbarimi i shek. VI para e.s., sot gjendet në Villa Julia në Romë. Apoloni nga Salona (Solini i sotëm afër Splitit), i gjetur në vitin 1820 vepër romake, me siguri është e kohës së hershme perandorake, dhe sot gjendet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb. Prej veprave skulpturale të kohës së re po e përmendim Apolloni dhe Dafna e Berninit, në Villa Borghese në Romë (i vitit 1622), të Girardonit (Gjirardonit) Apoloni dhe nimfet pas vitit 1666, në parkun e pallatit në Versailles (Versaj) dhe Apoloni i Ogyst Rodenit rreth vitit 1900 që sot gjendet në Muzeun e Rodinit në Paris. Sa i përket paraqitjeve pikturale të Apolonit janë ruajtur që nga antika disa qindra (në të shumtën vaza). Prej pikturave të kohës së re po e përmendim vetëm Apolonin dhe Dafnen të Paulo Veroneseit (Paul Veronezit) nga mesi i shek. XVI, që sot gjendet në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, dhe pikturën me të njëjtin emër të Nicolas Poussinit (Nikolas Pusenit), e vitit 1665 që gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris. Në pallatin Clam-Gallas (Klam-Gallas) të Pragës gjendet freska e Carl Carlonit (Karl Karlonit) e viteve 1727-1730 e cila e paraqet Triumfin e Apolonit. As në numrimin më të shkurtë të veprave artistike lidhur me Apolonin, nuk mund të mos e përmendëm një vepër muzikore, baletin e Igor Straviniskit Apolloni udhëheqës i Muzave. - Në shenjë të Apollonit është pushtuar edhe fqinji më i afërm i Tokës, Hëna. Programi amerikan i gjithësisë në kuadër të të cilit dy astronautë, Amstrongu dhe Aldrini, janë lëshuar në Hënë me 20. VII 1969, me të drejtë quhet me emrin e harkargjendit të birit të Zeusit, Apollo (Misioni Apollo).