[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v shtim imazhi
v shtim figure
Rreshti 30:
 
[[Skeda:Temple of Apollo in Corinth, 202998.jpg|parapamje|Mbetje nga tempulli i Apollonit, Korinth, Greqi]]
[[Skeda:Apollon et 5 nymphes, Bosquet des bains d'Apollon, Versailles (retouché et coupé).jpg|parapamje|Apolloni dhe muzat, Versajë, Paris]]
Me emrin e Apollonit janë të lidhura edhe veprat më të famshme në arkitekturë dhe skulpturë të antikës. Tempulli më i lashtë deri më sot, pjesërisht i ruajtur, tempulli dorik në Greqi, është ai i Apollonit në KorintKorinth. Është i shek. VII para e.s. dhe prej tij kanë mbetur shtatë shtylla. Tempulli i ruajtur më mirë i Apollonit është ai në Bassae, Messinia, që dikur ishte pjesë e Arkadisë. Arkitekti ishte Iktini, njëri nga krijuesit e Parteonit athinas (në mesin e shek. V. pr.e.s). Prej tempujve të tjerë të tij greke ndër më të famshmit konsiderohen ata në Seliun, në Sicili nga gjysma e parë e shk. VI para e.s., në Delfi, në Argos dhe në ishullin Delos (aty në gjysmën e parë të shek. V para e.s. ishte kauza e përbashkët e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lidhja amfiktionike e Delosit). Në Romë që në fund të shek. V pr.e.s., i ndërtojnë tempullin pranë dyerëve të Karmenit, kurse pas vitit 31 pr.e.s, një tempull të ri e ndërton Augusti në kodrën Palatinë.
Prej statujave të Apollonit, para së gjithash, veçohet e ashtuquajtura Apolloni i Belvederës ("shembull i bukurisë mashkullore"), kopja romake e skulpturës greke nga mesi i shek. IV para e.s, pastaj Apolloni Musagetes (udhëheqës i Muzave) kopja romake e origjinalit të Skopasit përafërsisht nga fillimi i shek. IV para e.s., pastaj Apoloni Sauroktonos (mbytës hardhuce), kopje e veprës së Praksitelit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. dhe Apolloni Kitharoedus (Apoloni me kitarë), kopja romake e origjinalit grek nga shek. IV para e.s. Të gjitha këto skulptura sot gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë. Kopjet e shumta antike të shtatoreve të Apollonit gjenden në koleksione të ndryshme, veçmas në Muzeun Kombëtar të Romës, në Napoli dhe në Luvër të Parisit. Njëri prej origjinaleve greke, më i ruajtur, është Apoloni nga balli perëndimor i tempullit të Zeusit në Olimp, përafërsisht i viteve, 460-450 para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun Olimpik dhe Apoloni prej bronzi i kohës rreth vitit 520 para e.s. i gjetur më 1958 në Pire (dhe sot gjendet në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë). Për nga lashtësia përafërsisht janë të të njëjtës kohë edhe skulpturat e Apollonit, veçmas Apolloni i Veut nga mbarimi i shek. VI para e.s., sot gjendet në Villa Julia në Romë. Apoloni nga Salona (Solini i sotëm afër Splitit), i gjetur në vitin 1820 vepër romake, me siguri është e kohës së hershme perandorake, dhe sot gjendet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb. Prej veprave skulpturale të kohës së re po e përmendim Apolloni dhe Dafna e Berninit, në Villa Borghese në Romë (i vitit 1622), të Girardonit (Gjirardonit) Apoloni dhe nimfet pas vitit 1666, në parkun e pallatit në Versailles (Versaj) dhe Apoloni i Ogyst Rodenit rreth vitit 1900 që sot gjendet në Muzeun e Rodinit në Paris. Sa i përket paraqitjeve pikturale të Apolonit janë ruajtur që nga antika disa qindra (në të shumtën vaza). Prej pikturave të kohës së re po e përmendim vetëm Apolonin dhe Dafnen të Paulo Veroneseit (Paul Veronezit) nga mesi i shek. XVI, që sot gjendet në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, dhe pikturën me të njëjtin emër të Nicolas Poussinit (Nikolas Pusenit), e vitit 1665 që gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris. Në pallatin Clam-Gallas (Klam-Gallas) të Pragës gjendet freska e Carl Carlonit (Karl Karlonit) e viteve 1727-1730 e cila e paraqet Triumfin e Apolonit. As në numrimin më të shkurtë të veprave artistike lidhur me Apolonin, nuk mund të mos e përmendëm një vepër muzikore, baletin e Igor Straviniskit Apolloni udhëheqës i Muzave. - Në shenjë të Apollonit është pushtuar edhe fqinji më i afërm i Tokës, Hëna. Programi amerikan i gjithësisë në kuadër të të cilit dy astronautë, Amstrongu dhe Aldrini, janë lëshuar në Hënë me 20. VII 1969, me të drejtë quhet me emrin e harkargjendit të birit të Zeusit, Apollo (Misioni Apollo).