[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 118 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q6719 (translate me)
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
 
Rreshti 2:
 
Mbi [[viti]]n '''1582'''.
Si sot, më 15 tetor 1582, vitit kalendarik iu hoqën 10 ditë, për të korrigjuar një gabim në përllogaritje.
 
Kujtohi pak shprehjet që hasen ende në shqip: “kalendar allafrënga” dhe “kalendar allaturka”, ose “kalendar i ri” dhe “kalendar i vjetër”. Në thelb, bëhet fjalë për dy prej kalendarëve më të përdorur në Kontinentin e Vjetër (dhe jo vetëm): Kalendarin Gregorian (i riu) dhe Kalendari Julian (i vjetri, dhe nuk lidhet me Turqinë, por me perandorin Jul Cezar të Romës). Është e njohur, tashmë, se këta dy kalendarë sot ndryshojnë me 14 ditë mes tyre, ku Gregoriani është 14 ditë më parë e Juliani (kujtoni, për shembull, Ditën e Verës, të cilën, ndonëse shqiptarët e festojnë në data të ndryshme, vetëm atë që përputhet me Kalendarin Julian e kemi shpallur Festë Kombëtare).
 
Që prej shekullit VIII dijetarë të ndryshëm, si benediktini Bede, Frencis Beikën, Dante Aligieri, etj., kishin vënë re nevojën e një kalendari të ri. Por vetëm më 1582 ishin gati të gjitha përllogaritjet për korrigjimin e gabimit. Kështu, Papa Gregori XIII, vendosi që pas datës 4 tetor 1582 nuk do të vinte data 5 tetor, por 15 tetor, duke korrigjuar gabimin e ndodhur që prej shek. XIII. Sipas kalendarit të ri, çdo vit që pjesëtohet me 400 do të jetë vit i brishtë, duke shtuar 1 ditë pas datës 28 shkurt. Papa Gregori e vuri re gabimin e Kalendarit Julian teksa i duhej të llogariste datën e Pashkëve. Meqenëse të dy kalendarët, si ai Julian, si ai Gregorian, janë kalendarë diellorë, përllogaritja e tyre bazohet mbi rrotullimet e tokës qark diellit.
 
Ndaj dhe, për të ilustruar këtë ngjarje dhe këtë datë, sjellim këtu disa imazhe nga “Breve trattato gnomonico d’orologi solari”, kopjuar më 1843, dorëshkrim i ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror. Është shkruar në italisht, në 51 fletë letre me përmasa 252 x 175 mm nga një kopist anonim. Teksti shpjegon se çfarë është ora diellore, si funksionon, si ndërtohet dhe si lexohet, pasi orientimi nuk na nevojitet vetëm në errësirën e natës, por edhe në dritën e ditës.
 
== Ngjarje ==