Majlinda Nana Rama: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 93:
 
'''Ali Aliu''': “… Shkrimtarja dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, padyshim, zëri më përfaqësues në letrat shqipe të kësaj gjenerate, e cila po na dëshmon penë të mprehtë, talent dhe kulturë letrare e krijuese… Një romanciere shumë e mirë dhe më së tepërmi e guximshme…Kam lexuar krijime të Majlindës, në poezi dhe prozë dhe të gjitha këto lexime më sollën të qartë Majlindën si krijuese, shumë e re në moshë, por me një talent të rrallë… Dorëshkrimi i saj me studime, “Kritika Letrare”, më befasoi për mirë dhe sinqerisht e parashoh të ardhmen letrare të kësaj autoreje. Një krijuese që gjendet mirë në të gjitha gjinitë. Për këta krijues ka nevojë letërsia shqipe…”.
 
'''Shaban Sinani''': "Majlinda Rama nuk vepron si individ, Majlinda Rama vepron si institucion. Është e talentuar, e zonja, për t'u patur zili"
 
'''Nasho Jorgaqi''': “…Majlinda Rama është përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare… Në një hark kohor, prej disa vitesh, ajo ka arritur t’i japë letërsisë shqiptare një varg veprash shumë të çmuara, në disa gjini. Ajo është romanciere, poete, tregimtare, kritike letrare, shkrimtare, studiuese e letërsisë e publiciste. Talenti i saj i gjithëanshëm, vjen përmes ngjyrash, situatash, personazhesh, problematikash, në gjini nga më të ndryshmet, nga lirika te epika, nga dashuria te drama, nga drama te tragjedia, të gjitha këto me një kulturë krijuese të adhurueshme…Sigurisht, unë nuk e kam të lehtë të prezantoj këtë figurë shumë të çmuar, një nga gratë intelektuale, e vecanërisht, artiste e fjalës, ta paraqes në një kohë kaq të shkurtër, për një vepër të gjerë, të pasur e komplekse".