Greqishtja e lashtë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Materiali multimedial Alfa-gr..png u largua nga faqja; Ai u fshi nga Commons nga Gbawden me arsyetimin: per c:Commons:Deletion requests/File:Alfa-gr..png.
 
Rreshti 5:
Grekët e lashtë flisnin dialekte të ndryshme, ku katër janë më kryesorët. Spartanët përdornin dialektin dorik, Athinasit dialektin atik, Jonët atë jonik etj. Por ndryshimet nga njëri dialekt në tjetrin nuk ishin të rëndësishme, kështu mund të komunikonin shumë lehtë midis tyre. Për shembull, fjala “metera” «μητέρα» (nënë) për Athinasit ishte “meter” «μήτηρ» ndërsa për Spartanët “mater” «μάτηρ».
 
Megjithatë, më vonë, nga viti 300 pr.e.s (pas sundimit maqedonas) deri në 300 të erës sonë greqishtja u bë një gjuhë e përbashkët. Kjo gjuhë u zhvillua kryesisht nga dialekti atik dhe gradualisht u bë gjuha e të gjithë njerëzve që jetonin në vendet e Azisë dhe Afrikës që kishte pushtuar Aleksandri i Madh. Banorët e Sirisë, Azisë së Vogël, Persisë dhe Egjiptit, flisnin dhe shkruanin greqisht. Me fjalë të tjera, greqishtja ishte gjuha ndërkombëtare e asaj epoke (si anglishtja sot). Me kalimin e kohës, gjuha i nënshtrohet një sërë ndryshimesh. Ndryshimet në gjuhë vazhdojnë dhe gjatë viteve bizantine. Në greqishten bizantine shikojmë shumë fjalë që përdoren njëlloj si sot. Në 1453, perandoria Bizantine bie në duart e osmanëve dhe Greqia qëndron e pushtuar për rreth 400 vjet. Gjuha që flitej dhe shkruhej në atë periudhë nuk është shumë e ndryshme nga gjuha e sotme, ajo që quajmë greqishtja e re. Në shekullin e 18-të, figura të shquara të letrave punuan për çlirimin e Greqisë, që erdhi në 1832 bashkë me zhvillimin e gjuhës greke. Perpjekjet e tyre për “pastrimin” e gjuhës nga elementet e huaja drejtuan në “probleme gjuhësore”. Gjuha letrare ndahet në dy kategori: në «καθαρεύουσα» (katharevousa) dhe «δημοτική» – popullore, kjo e dyta përdoret nga pjesa dërrmuese e popullsisë. Për shumë vite vendi – dhe gjuha – vuajtën nga ajo luftë që jo rrallë herë mori dhe karakter politik. Përfundimisht, në 1978 gjuha «δημοτική» ose siç quhet ndryshe popullore bëhet gjuha zyrtare e Greqisë.<ref>{{Cite web |title=Gjuha greke |url=https://astro-al.page.tl/Historik-i-gjuh%EBs-Greke.htm |language=shqipsq}}</ref>
 
== Greqishtja e sotme ==
Rreshti 14:
Është gjuha e teknologjisë, e shkencës mjekësore, e filozofisë, por edhe gjuha e fesë së krishterimit.
 
Greqishtja është gjuha më e gjerë dhe më e plotë në botë.<ref>{{Cite web |title=Greek language |url=https://www.facebook.com/arxaiaellinica |language=anglishten}}</ref>
 
Gjuha e lashtë greke, nga ana e [[fjalori]]t si dhe nga ana e [[Sintaksa|sintaksës]] dhe [[Morfologjia|morfologjise]] gjendet me afer me greqishten e sotme sesa italishtja me latinishten. Gjuha greke është dokumentuar shume heret te [[Mikena]]sit, që me shkrimin Linear B rreth 1400 vjet pr.e.s. Ne kete kuptim greqishtja permban te njejtin fond morfologjik dhe te fjalorit qe nga koha e Homerit deri me sot.