[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
== Biografia ==
 
=== U lind në [[Guri i Bardhë]], [[Rrethi i Matit|Mat]] më 1566<ref name="Hamiti33" /><ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries">{{Cite book |last=Elsie |first=Robert |title=Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries |publisher=Harrassowitz Verlag |year=2003 |isbn=3-447-04783-6 |location=Olzheim/Eifel, Germany |pages=170 - 174 |language=en}}</ref> në familjen e dëgjuar dhe të vjetër të Budëve.<ref name="Hamiti33">{{Harvnb|Hamiti|1995|p=33}}</ref> Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori [[Nënë Tereza|''në'']] vend, pranë disa ipeshkëvet të ndryshëm, më pas u shkollua në [[Kolegji Ilirik|Kolegjin Ilirik]] të [[Loreto]]s.<ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" /> Më [[1587]], në moshën 21 vjeç u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në [[Kosova|Kosovë]] dhe [[Maqedoni]], nën jurisdiksionin kishtar të Arqipeshkvisë së Tivarit, më vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.<ref>''Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut'' nga [[Gjovalin shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9</ref><ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" /><ref name="Hamiti33" />''të shpejtë si rrufe?''" ===
Në Kosovë ra në kontakt me françeskanët e Bosnies, kontakt që vite më vonë i shërbeu sprovave të tij politike për të mbështetur kryengritje shqiptare ndaj [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Ra në kontakt me domenikanin dhe hospitalierin Franjo Antun Brtučević, si dhe me kryengritësit shqiptarë. Petku fetar i tij nuk ishte gjë tjetër përpos një mbuloje për synimet politike që kishte ndaj gjendjes gjeopolitike të viseve shqiptare.<ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries">{{Cite book|last=Elsie|first=Robert|title=Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries|publisher=Harrassowitz Verlag|year=2003|isbn=3-447-04783-6|location=Olzheim/Eifel, Germany|pages=170 - 174|language=en}}</ref> Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mungesën e dijeve të popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.<ref>{{Cite web |url=http://www.marinajpublishing.com/kp.html |title=Kopje e arkivuar |url-status=dead |access-date=21 nëntor 2006 |archive-date=30 shtator 2007 |archive-url=https://web.archive.org/web/20070930083100/http://www.marinajpublishing.com/kp.html }}</ref> Më pas vendeste në [[Roma|Romë]].
 
Më 1616 shkoi në [[Romë]], ku qëndroi deri më 1621. Atje u mor me organizmimin e kryengritjeve kundërosmane dhe me shtypjen e disa librave shqip.<ref name="Hamiti33"/> Më 1618 botoi veprën e tij të parë "''Doktrina e Kërshtenë''", një përkthim në gjuhën shqipe i katekizmit nga Roberto Bellarmino, botuar në Romë.<ref>{{Cite web|title=Dottrina Christiana - Pjeter Budi|url=http://www.bibliotekashkoder.com/digital/dott_christiana/|access-date=2020-11-11|website=www.bibliotekashkoder.com}}</ref> Gjatë viteve [[1616]]-[[1622]] bëri disa udhëtime në [[Italia|Itali]], kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku emërohet peshkop i [[Sapa|Sapës]] dhe i [[Shurdhahu|Sardës]]. Ai këmbëngulte që ''ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe''. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër [[Vatikani]]t e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më [[1622]] organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së [[Shkodra|Shkodrës]], [[Zadrima|Zadrimës]], e [[Lezha|Lezhës]] dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Në [[dhjetori|dhjetor]] [[1622]] mbytet duke kaluar lumin [[Drini|Drin]]. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.<ref>[http://letersia.zemrashqiptare.net/archive/view/2986/ Letersia Shqiptare<!-- Roboti_gjeneroi_titull -->]</ref>
 
Pjeter budi vdiq ne vitin 1622.
 
== Vepra ==
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Këto vepra janë kryesisht përkthime ose përshtatje por shpeshherë aq të zgjeruara dhe të shtjelluara me ndërvënie të teksteve të tij saqë në aspektin tekstor dalin si vepra të reja. Si shkrimtar origjinal Budi shquhet për rreth 100 faqe prozë origjinale dhe 3200 vargje poezish të botuara kryesisht tek ''Doktrina e Krishtenë'' më 1618.<ref name="Hamiti33"/>
 
Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtueseve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studiohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë" e "leterotetë" (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë...
 
Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "'''''…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë'''''„.
 
Në librin e tij i tretë “Pasqyra e të rrëfyemit” të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë brenda "Pasqyrës së të rrëfyemit", menjëherë pasi mbaron parathënia.
 
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i literaturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi [[Lekë Matrënga]], kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.
Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:<ref>{{Cite web |url=https://www.poezishqip.com/pjeter-budi/madheshti-e-njerezve/ |title=Kopje e arkivuar |access-date=13 mars 2021 |archive-date=16 shkurt 2020 |archive-url=https://web.archive.org/web/20200216123625/http://www.poezishqip.com/pjeter-budi/madheshti-e-njerezve/ |url-status=dead }}</ref>
 
:"''Ku janë ata pleq bujarë'',
:''që qenë përpara ne'',
:''e ata trima sqimatarë'',
:''të shpejtë si rrufe?''"
 
Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone. Për herë të parë ajo u botua në [[Prishtina|Prishtinë]] në vitin [[1986]]. Në [[Shqipëria|Shqipëri]], poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka në vitin [[2002]].