[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
* Ali Rakip Manaj u lind më 7 nëntor 1937, në Damës të rrethit të Tepelenës. Në moshën e rinisë së hershme, i mbetur jetim, u detyrua të punonte ysmeqar për të siguruar bukën e gojës në disa fshatra të këtij rrethi. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Tiranë, në vitet 1956-1958, vendoset në Berat. Hyn në rrugën e jetës si punëtor dhe shpejt bëhet mjeshtër saldator. Krahas aftësimit profesional, kryen shkollën e mesme, ndjek studimet e larta dhe kryen kursin pasuniversitar për filozofi. I përkushtuar në punë, vit pas viti, ngarkohet me detyra e përgjegjësi të ndryshme, deri në n/drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit. Me cilësitë e trashëguara dhe tiparet që fitoi mes shokëve të punës, arrin të gëzojë besimin e tyre dhe zgjidhet anëtar i Plenumit dhe Presidiumit të Bashkimeve Profesionale, por edhe anëtar i Plenumit dhe byrosë së Partisë së rrethit të Beratit.
:Më tej, iu besuan detyra të tjera: në vitet 1969-1976 u ngarkua me detyrat sekretar dhe sekretar i Parë i komitetit të Partisë në rrethin e Tepelenës; në vitet 1976-1978 kryen detyrën e sekretarit të Parë të komitetit të Partisë në rrethin e Gjirokastrës; nga viti 1978 u ngarkua me detyrën drejtor drejtorie në Presidiumin e Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë viteve të punës në Tepelenë dhe në Gjirokastër ka qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor dhe në legjislaturën e VIII ka qenë zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
:Ka marrë pjesë, si delegat, në katër Kongrese të Partisë së Punës (nga Kongresi i V- në të VIII-tin).
:Për merita e përkushtim në kryerjen e detyrave është vlerësuar me urdhëra dhe medalje të ndryshme.
:Jeton në Londër (Angli) familjarisht, pranë të birit, Arben Manaj - gazetar në BBC, me mallin e patretur për vendlindjen dhe mëmëdheun.
 
Marrë nga libri "Në rrjedhat e kohës" të Ali Manaj. Redaktuan dhe përgatitën për botim : Dr.Zihni Haskaj / Bektash Zite.