Matthew Perry: Dallime mes rishikimesh

aktor amerikan
Content deleted Content added
Faqe e re: ===Biografia dhe filmografia=== I lindur në Williamstown, [[Masaçusets], Matthew Perry u rrit në Ottawa, [[Ontario], ku u bë një lojtar i vogël i tenisit. Mirëpo, kur u...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 16 korrik 2007 14:54

Biografia dhe filmografia

I lindur në Williamstown, [[Masaçusets], Matthew Perry u rrit në Ottawa, [[Ontario], ku u bë një lojtar i vogël i tenisit. Mirëpo, kur u shpërngul në Los Angeles tek babai i tij i cili poashtu ishte aktor (John Bennett Perry), ai u interesua më tepër për aktrimin. Ai morri pjesë në drama shkollore, derisa e kreu shkollën e mesme dhe vijoi fakultetin në South California. Karrierën e aktorit të vërtetë e filloi në serialin televiziv Second Chance, ku edhe e kishte rolin kryesor. Më pas Perry u shfaq në filma tjerë shumë të sukseshëm si The Whole Nine Yards, Fools in Rush, She's Out of Control etj. Mirëpo, edhe Perry si shumë aktorë të tjerë e pati kulminacionin e karrierës, e ky kulminacion qe kur iu ofrua roli në serinë televizive Friends ku ai luante krahas Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Courtney Cox dhe Lisa Kudrow. Kur e pranoi rolin në Friends, Perry nuk ka pasur famë, prandaj as pa e lexua mirë skenarin, e ka pranuar rolin tek seriali televiziv Friends. Ky serial ia hapi dyert, duke marrur oferta nga regjisorë të njohur, sikurse regjisori i filmit The Whole Nine Yards. Aq i sukseshmëm ka qenë ky film, saqë ai ka zhvilluar edhe pjesën e dytë të këtij filmi, The Whole Ten Yards.