Xheladin Gosturani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.226.88.187) dhe riktheu rishikimin 2163776 nga Ikranjani
Etiketa: Manual revert
Shkruajta me shum informacion
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
Xheladin Gosturani lindi me 11.06.1942 në fshatin Gosturan të krahinës së Gashit në Tropojë. Arsimin 7-vjeçar e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen pedagogjike në Shkodër me 1961. Pas mbarimit të shkollës ai shërbeu si mësues në shkollat 8-vjeçare në qytetin Bajram Curri dhe në fshatin T’pla të rrethit Tropoje. Në vitin 1964, Xheladini nis studimet në degën gjuhë-letërsi shqipe në Universitetet e Tiranës. Pas mbarimit të studimeve të larta me rezultate shumë të mira, ai punoi deri në vitin 1970 si mësues në shkollës 8-vjeçare në Buçaj të Tropojës, në vendlindjen e Ali Ibër Nezës, gjë që do ti shërbente më vonë për të shkruar një libër kushtuar këtij atdhetari. Gjatë kohës si student dhe mësues, Xheladini kishte interes të veçantë për hulumtimin, mbledhjen dhe studimin e dëshmive dialektologjike. Duke parë dhuntinë e tij në shtator të vitit 1970 atë e caktuan bashkëpunëtorë shkencor në Departamentin e Gramatikës dhe të Dialektologjisë të Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave, ku qëndroi deri në fund të jetës së tij. Gjatë kohës që qëndroi në këtë institucion shkencor ai mbajti destinacionin në fushën e dialektologjisë dhe mori gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa më vonë Komisioni i Kualifikimit Shkencor i dha atij titullin “Profesor”. Me pasion të veçantë i’u përkushtua studimeve në fushën e gjuhës shqiptare e më gjerë. Ndër punimet më të rëndësishme të prof. Dr. Xheladin Gosturanit në këtë fushë janë: “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe (bashkautor në procesin e botimit)”, ”Historia e Gjuhës Botërore gjatë shekujve dhe disa çështje teorike të saj” (Tiranë 1988), “Historia e Albanologjisë”(Tiranë 1999), “Studime në fushën e dialektologjisë shqiptare” (Tiranë 1999). Në librin “Historia e Albanologjisë”, i cili është ndarë në dy pjesë, në pjesën e parë të cilën ia kushton Akademikut prof. Mahir Domi, me titull “Gjuha Shqipe gjatë shekujve”, pasqyrohet në mënyrë të përmbledhur tërë zhvillimi historik i gjuhës shqipe nga lashtësia, duke e parë atë si një gjuhë indoevropiane si dhe lidhjet e shqipes me gjuhët e tjera të Gadishullit të Ballkani, gjë që çoi në formimin e njësisë gjuhësore të kësaj treve ose afrimin kulturor ballkanik. Mirë janë paraqitur në këtë pjesë edhe marrëdhëniet e ndërsjella, rumuno-shqiptare, sllavo-shqiptare e greko-shqiptare. Në pjesën e dytë të këtij libri kemi mendimin shkencor, vendës dhe të huaj, deri në ditët tona, lidhur me origjinën e gjuhës shqipe, strukturën e saj gramatikore dhe prejardhjen e popullsisë tonë. Në librin “Historia e gjuhësisë botërore gjatë shekujve” autori dr. prof. Xheladin Gosturani u ka paraqitur lexuesve, studentëve e pedagogëve të shkollave të larta, mësuesve intelektualëve të tjerë të interesuar për këtë fushë të dijes, një vepër e parë e këtij lloji në gjuhën shqipe nga fusha e linguistikës, mjaft të gjerë për një rreth të gjerë lexuesish. Librit i’ a shton rëndësinë kapitulli i fundit me titull “Gjuha shqipe në shekuj”, që plotëson kuadrin e përgjithshëm të çështjeve që e njeh lexuesin tonë me historinë e gjuhës së vet. Në këtë botim flitet edhe për ndihmesën e popujve e dijetarëve të njohur në zhvillimin dhe përparimin e dijeve njerëzore. Gjithashtu, Xheladin Gosturani kishte përfunduar tri demografi dhe gjashtë studime të themeluara në fushën e gjuhësisë, sidomos për të folurën e Malësisë së Gjakovës dhe të krahinave të tjera, si dhe shumë artikuj studimor në gazeta e revista, kryesisht në ato shkencore. Janë mjaft me vlera të veçanta edhe librat e Prof. dr. Xheladin Gosturanit, ato me temë historike, të tilla janë : “Atdhetari e luftëtari Jakup Ferri” (Tiranë 1982), “Heroi i popullit, Ramë Sadri Metaliaj” (bashkautor Tiranë 1985), “Ali Ibra dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (Tiranë 1999). Prof. Gosturani u dallua, gjithashtu, në punën e pasionuar si pedagog i jashtëm për lëndët dialektologji e sintaksë të gjuhës shqipe, në Fakultetin Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës. Udhëhoqi me sukses diploma universitare e pasuniversitare. Atë e karakterizonte korrektësia, vullneti e përkushtimi në punë, serioziteti dhe aftësia argumentuese në temat e tij të studimeve e botimeve, si në fushën e gjuhësisë dhe në atë të historisë sonë kombëtare. Kurdoherë pati shembull frymëzimi në punë pedagogët dhe gjuhëtarët tanë më të shquar. Veçanërisht ishte i ndjeshëm dhe i përkushtuar për trajtimin e të folurës dhe historisë së vendlindjes dhe të Kosovës, të cilat i njihte aq mirë. Megjithëse kishte shumë vite me banim në Tiranë, vazhdimisht shkonte për punë ose me pushime në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) dhe çmallej me tokën e vendlindjes, me të afërmit, me kolegë dhe miqtë e dashur. Ai kishte kaluar edhe nëpër fshatra e qytete të Kosovës dhe kishte qëmtuar si bleta nektarin, fjalën e lashtë e të vyer të popullit. Pastaj, me saktësi shkencore, kishte bërë analizën e studimin e nevojshëm të dukurive dialektologjike, duke realizuar kështu një studimi voluminoz, me mbi 600 faqe, të cilin Xheladini e kishte gati për botim. Shpesh, me atë heshtjen e tij, Xheladin Gosturani fliste dhe dëshmonte shumë, në radhë të parë njeriun e punës, atdhetarin e spikatur, që mbi gjithçka vë interesat e popullit të vet. Xheladin Gosturani është nderuar me titullin “Qytetarë Nderi” i Bashkisë së Bajram Currit (pas vdekjes), ndërsa shkolla 9-vjeçare në vendlindjen e tij, Kovaç, mban emrin e tij. Ai do të mbetet i paharruar jo vetëm për të afërmit, por edhe për ish nxënësit e ish studentët e tij, për kolegët dhe gjithë të dashurit e të njohurit e tij. Trupi i tij, tani prehet i qetë në vendlindje, aty në fshatin Gosturan, rrëzë malit të lartë të Shkëlzenit dhe kundruall Kosovës martire, për të cilat dëshmoi përherë zell e përkushtim
'''Xheladin Gosturani''' ([[Gosturani|Gosturan]], 11 qershor 1942 - 1999) ka qenë arsimtar dhe gjuhëtar dialektolog shqiptar.<ref>{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/news/11986/rp-0/act-print/rf-1/printo.html|title=Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës|date=23 dhjetor 2009|accessdate=20 nëntor 2020|website=zemrashqiptare.net|last=Gecaj|first=Murat|authorlink=Murat Gecaj|language=sq}}</ref>
 
== Biografia ==