Dallime mes rishikimeve të "KS Besa"

2 bytes added ,  15 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Sport Klubi Sportiv Besa është një klub që vije si trashëgimtare e Shoqërisë Kulturore-Sportive "Adriatiku" të themeluar në [[Kavajë]] nga popullsia sportdashëse e Kavajës në vitin [[1925]]. Kjo shoqëri pas një kohe të shkurtër ([[1930]]) bëhet e njohur si "Sportklub Kavaja" dhe si "Sportklub Besa". Ndeshjen e parë të ekipit të futbollit e ka zhvilluar kundër Institutin Shqiptaro-Amerikan në [[Mali i Robit|malin e Robit]] të [[Golemi]]t. Në vitin [[1935]] klubi merr formën e një klubi të organizuar dhe ka kryesin e përbërë nga: Irfan Berati - kryetar , Fehmi Kazazi - nënkryetar , Dervish Cara - sekretar , anëtarë Sulejman Karkini dhe Reshat Asllani , arkëtar Rasim Sulejmani , anëtar për degën e zejtarisë Dhori Fora. Po në këtë vit "Besa" anëtarësohet në [[FSHF]] dhe merr pjesë në kampionatet kombëtare [[1930]],[[1931]] dhe [[1932]] në kategorinë e dytë. Në vitin [[1933]] hynë në kategorinë e parë kombëtare. Gjatë viteve [[1933]]-[[1937]] radhitet e treta pas SK Tirana dhe SK Vllaznia.
 
Gjatë luftës së dytë botërore si luftëtarë humbin jetën disa anëtarë të klubit si: Mehmet Babamusta, Adil Alushi, Sami Karriqi dhe Millan Radosalja. Në këtë kohë fillon zvogëlimi i aktivitetit të klubit dhe mbështetej vetëm nga banorët e Kavajës.
574

edits