[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 14:
 
'''Enchant''' është një [[progressive rock]] bend [[Shtetet e Bashkuara|amerikan]], i formuar në vitin {{M|1989}}. Ata zakonisht merren gabimisht si [[progressive metal]], për shkak të riff-ave të kitarës me overdrive, dhe për shkak të shmang'jes nga [[pop muzika]]. Enchant mund të quhen edhe [[art rock]] bend, pasi që muzika e tyre karakterizohet nga tekste ambicioze, dhe eksperimente melodike dhe harmonike. Ata kombinojnë elemente edhe nga [[Classic rock|classic]] dhe [[melodic rock]].
 
==Historia==
Origjina e Enchant daton qysh nga fundi i viteve 1980, por albumi i parë ju del në shitje vetëm kur [[Steve Rothery]] informohet për ekzistimin e këtij bendi. Ai ndihmon në prodhimnin e ''[[A Blueprint of the World]]'' në [[Anglia|Angli]] në vitin 1993, dhe gjithashtu ju bashkangjitet edhe si muzikant mysafir. Të drejtat për këtë debut album i kishte rezervuar më herët një kompani gjermane. Në të njëjtin vit turneja e parë në [[Evropa|Evropë]] fillon. Albumi ''[[Wounded]]'' (1996) i ndihmon bendit për tërheqjen e shumë fansave të ri. ''[[Time Lost]]'' (1997) u lëshua për një turne me [[Dream Theater]]. Ky album kishte katër këngë të reja dhe material të palëshuar më parë. ''[[Break]]'' (1998) u promovua live në skenë me bendin [[Spock's Beard]] dhe më vonë me [[Marillion]]. Albumet ''[[Juggling 9 Or Dropping 10]]'', ''[[Blink of an Eye]]'', dhe ''[[Tug of War]]'' e përforcoi statusin e tyre si një bend unik dhe serioz. Këto albume gjithashtu ia hapin rrugën bendit për turnenë në [[Gjermania|Gjermani]] bashkë me [[Spock's Beard]] dhe [[California Guitar Trio]]. Live albumi i tyre ''[[Live At Last]]'' ka 2 CD-ja dhe 2 DVD-ja gjithashtu.