Petro Nini Luarasi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
 
'''Petro Nini Luarasi''' ([[1865]] - [[17 Gusht]] [[1911]])
 
== Jeta ==
 
I biri i Nin Petro Kostallarit. Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues e Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të [[Koto Hoxhi]]t. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më [[1887]] hapi në [[Ersekë]] shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë ([[1892]]-[[1893]]) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit ([[1909]]-[[1911]]). Në emigracion, në Amerikë ([[1904]]-[[1908]]) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më [[17 gusht]] [[1911]].