Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v robot Adding: map-bms:Perang Donya II
No edit summary
Rreshti 87:
Politika e Japonisë imperialiste në 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtarakët që ishin në krye të hierarkisë së shoqërisë japoneze, dëshironin të realizonin ëndrrën e tyre për ta bërë Japoninë një vend me fuqi botërore. Këto ide dhe të tjera shkaqe ishin përfshirja e Japonisë në luftë. Në vitin 1931, Japonia pushtoi Mançurian dhe Kinën në vitin 1937. Kina ishte një vend i pasur me burime natyrore si edhe një vend i mirë për të zgjeruar dhe fortifikuar pozitën ushtarake në Azi. Si Sh.B.A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta në Kinë), reaguan duke dërguar ndihma ushtarake në Kinë, si instruktorë dhe avionë luftimi, të cilët u dërguan në Kuomintang. Një tjetër reagim ishte edhe embargo e materialeve të nevojshme lufte kundrejt Japonisë. Në se Japonia nuk do furnizohej së shpejti me këto materiale që i’u ndaluan, asaj padyshim që nuk do i mbeste gjë tjetër veç se tërheqja ose gjetja e burimeve të tjera që ishin të rëndësishme për ekonominë e saj. Pra zgjidhjet ishin të thjeshta, tërheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale të tjera ose marrja e këtyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Holandeze në Indonezi e formuar në shek. XIX), [[Malajzia]] dhe [[Filipinet]]. Duke besuar se vendet evropiane do të ishin shumë të zëna me njëra tjetrën dhe duke menduar se ShBA-ve do t’i duhej shumë vite para se të mund të organizohej në luftë (dhe edhe në se organizohej do i duhej shumë kohë në negociata), Japonia zgjodhi rrugën e pushtimit dhe kështu do të fillonte plani për pushtimin e Azisë.
 
Si rrjedhojë Lufta Aziatike do të fillonte dhe Paqësori do të lyhej me gjak. Megjithatë, shkaku më i fortë që detyroi Amerikën të futej në luftë, ishte sulmi i pabesishëmpabesë në Pearl Harbor, në Singapor dhe në Filipine në 7-8 dhjetor të vitit 1941. Kjo i dha shumë shpresë Gjermanisë, që kur pa se ShBA do të ishte shumë e zënë me fushatën në Paqësor, i shpalli luftë asaj në [[12 dhjetor]] [[1941]]. Por ShBA do të kishte më shumë burime se sa mendonte Hitleri.
 
===Pasojat ===
Rreshti 126:
[[Figura:ShembullMolotovRibbentropStalin.jpg|thumb|200px| Firmosja e Paktit Molotov-Ribbentrop në Moskë. Mbas Molotov nga e majta në të djathtë qëndrojnë Shaposhnikov, Ribbentrop dhe Stalin]]
 
Me pushtimin e Çekosllovakisë u pa qartë dështimi i Marrëveshjes së MynihutMunihut. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Franca arritën në përfundimin se Hitlerit nuk i zihej besë dhe se ai kërkonte të shtrinte pushtetin në të gjithë Evropën, një gjë kjo që ata nuk mund ta toleronin. Polonia dhe Franca do të binin dakord të ndihmonin njëra tjetrën më 19 maj 1939, në rast sulmimi nga pala Gjermane. Britania e Madhe do të ofronte ndihmën e saj ndaj Polonisë me të njëjtin qëllim si Franca në Mars. Më [[23 gusht]] [[1939]], pakti Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop do të firmosej nga të dyja palët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve. Kjo ndarje do të bëhej sipas planeve të interesave dypalëshe dhe gjithashtu i premtonte Bashkimit Sovjetik një pjesë të Polonisë. Të dy palët arritën në një marrëveshje që lejonte si Gjermaninë dhe Rusinë të “bridhnin” të qeta dhe të mund të kryenin veprime ushtarake në tokat e njëri-tjetrit. Duke kujtuar Luftën e Parë Botërore ku Anglia i kishte bllokuar shumë gjëra asaj duke bërë që Gjermania të vuante urinë, Gjermania dëshironte një kontratë me Bashkimin Sovjetik, ku ky i fundit zotohej të shiste ushqimet, naftën dhe produkte të tjera Gjermanisë.
 
Gjermania tashmë nuk frikësohej dhe ishte gati t’i shpallte luftë Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Francës. Hitleri në fillim qartësoi se ai donte thjeshtë të shtinte në dorë Qytetin e Danzing (do ishte më e saktë të thuash Qytet-Shtet) dhe Korridorin e Polonisë, por qëllimet e pushtimit të plotë të Polonisë ishin të qarta. Marrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe Polonisë në 25 gusht, nuk do të ndryshonte planet e Hitlerit.
Rreshti 141:
Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton atë pjesë të Polonisë që i ishte premtuar nga marrëveshja e fshehtë me Gjermaninë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i trupave të armatosur polake, do t’ia mbathini në Rumani. Më 1 tetor, pas një muaj sulmesh mbi Varshavën, forcat armike do të shtinin në dorë qytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do të dorëzohej më 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorëzua kurrë Gjermanisë. Trupat polake të mbetura, u tërhoqën në vendet fqinje duke shpëtuar për momentin. Këto trupa do të luftonin më vonë në Fushatën e Shtatorit dhe do të jepnin një ndihmë të madhe ndaj forcave aleate për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.
 
====LuftarrufeLufta rrufe ====
 
Pas rënies së [[Polonia|Polonisë]], [[Gjermania]] e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve [[1939]] dhe [[1940]] deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe [[Franca]] dhe [[Britania e Madhe]] kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” (e cilësuar si “the Phony War" - "Lufta e rremë", nga mediat e Britanisë së Madhe sepse terreni i përdorur ishte shumë pak dhe shumë shpejt ???). Në shqip komentohet Blitzkrieg ose "Luftë-rrufe" por njihet gjithashtu edhe si BlitzKrieg (në të vërtetë kjo gjë është deri diku e gabuar sepse ky term i përket gjuhës gjermane duke bërë që ndonjëherë të dalin keqkuptime) ?!.
Rreshti 174:
====Beteja e Britanisë ====
 
Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöwe nga gjermanët dhe Operation Sea Lion nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit në shqip). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (Royal Navy) qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajëriajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (Royal Air Force) nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.
[[Figura:Heinkel_He_III_over_London_7_Sep_1940.jpg|thumb|250px|Bombarduesi Heinkel He 111 duke fluturuar mbi Londër. 7 shtator 1940. ]]