[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Liturgjia''' (greq. ''λειτουργια'' = shërbesë) është adhurimi i zakonshëm publik i bërë nga një grup i veçantë fetar, sipas trashëgimisë s...
 
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Liturgjia''' ([[Greqishtja|greq.]] ''λειτουργια'' = shërbesë) është adhurimi i zakonshëm publik i bërë nga një grup i veçantë [[Feja|fetar]], sipas trashëgimisë së tij të posaçme. Thënia e liturgjisë përfshin ecurinë e shërbesës së plotë të [[Mesha|meshës]]: [[Lutja|lutjen]], leximin, shpalljen (predikimin), këndimin, veshjen, simbolet dhe enët e shenjta.
 
Në fe, liturgjia është një përgjigje e përbashkët ndaj [[sakramentit]] nëpërmjet veprimtarisë pasqyruese (përsiatëse) lutëse, falënderuese, falëse, apo penduese. Rituali mund të shoqërohet me ngjarjet më të rëndësishme të jetës së njeriut si lindja, rritja, martesa, dhe vdekja. Kështu ajo formon bazën për themelimin e një marrdhënieje me një fuqi hyjnore, si edhe me pjesëmarrës të tjerë në liturgji. Mënyrat e veshjes, përgatitjes së ushqimit, apo ushtresa të tjera higjenike mendohen të gjitha si veprimtari liturgjikore. Rite përsëritëse formale, pak të ngjashme me liturgjitë, janë të natyrshme dhe të zakonshme në të gjitha veprimtaritë njerëzore si ngjarjet e organizuara sportive etj.
==Prejardhja e fjalës==
Fjala ''liturgji'' rrjedh nga [[greqishtja]] dhe do të thotë "punë publike" apo më thjeshtë "veprim, shërbesë". Në qytet-shtetet greke, fjala kishte kuptime të ndryshme: disa vepra të mira të cilat kryheshin me para nga një qytetar i pasur, me dëshirë apo me ligj, si p.sh. ushqimi i të varfërve, organizimi i kremtimeve popullore etj. Në Athinë, mbledhja u caktonte të pasurve liturgjitë (shërbesat), dhe ishte një ligj me anë të cilit çdo njeri që i ishte caktuar një liturgji në kohën që një njeri më i pasaur nuk kishte asnjë mund ta grishte (sfidonte) atë apo merrte përsipër liturgjinë ose të shkëmbente pronën me të.
 
Kisha e ka përdorur emërtimin liturgji nga përdorimi i saj i shpeshtë historik në shkrimet greke të Besëlidhjes së Re (p.sh. Veprat 13:2) dhe lidhej me një kremtim publik të paramenduar e të mirë përcaktuar. Përkthehet shpesh si "shërbesë" apo "adhurim" në traditën popullore laike.