Sabri Kiçmari: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Dr. Sabri Kiçmari lindi më 14 shtator 1967 në Gurash (Lladofc) të Besianës (ish Podjevës). Shkollën fillore e mbaroi në Besianë, kurse atë të mesme në Qendrën Mjekësore ...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 24 gusht 2007 18:31

Dr. Sabri Kiçmari lindi më 14 shtator 1967 në Gurash (Lladofc) të Besianës (ish Podjevës). Shkollën fillore e mbaroi në Besianë, kurse atë të mesme në Qendrën Mjekësore “Ali Sokoli” në Prishtinë.

   Pak pas regjistrimit të studimeve, në vitin 1989, qe i shtrënguar të largohet  në Gjermani. Atje  regjistroi dhe kreu me sukses studimet për filozofi, sociologji dhe politologji në Universitetet e Bochumit dhe të Bonit. 
   Më 12 dhjetor 2001, mbrojti me sukses temën e magjistraturës në degën e filozofisë politike,  në Universitetin e Bonit, me titull "Ideja e komunitarizmit. Argumentimi, qëllimi dhe zbatimi praktik i idesë së komunitarizmit tek Amitai Etzioni" dhe fitoi gradën shkencore magjistër.
   Deri në shtator 2005 punoi në Institutin për Analizimin e Mediave në Bon (RFGJ) në cilësinë e analistit të gazetave gjermane tejrajonale. Tani është Ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe në Kolegjin Universitar "Victory". 

Ka publikuar një numër artikujsh, punimesh e analizash në revistat “Zëri i Kosovës”, "Politika dhe shoqëria", "Studime sociale", “Interesi nacional” dhe në të përjavshmen “Zëri”. Në tetor të vitit 2002 është pranuar anëtar i Shoqatës Gjermane për Filozofi. Në mars të vitit 2004 u botua libri i tij i parë "Drejtpeshimi", nga shtëpia botuese "Koçi" (Tiranë).