Sabri Kiçmari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Dr. Sabri Kiçmari lindi më 14 shtator 1967 në Gurash (Lladofc) të Besianës (ish Podjevës). Shkollën fillore e mbaroi në Besianë, kurse atë të mesme në Qendrën Mjekësore “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Pak pas regjistrimit të studimeve, në vitin 1989, qe i shtrënguar të largohet në Gjermani. Atje regjistroi dhe kreu me sukses studimet për filozofi, sociologji dhe politologji në Universitetet e Bochumit dhe të Bonit.
Më 12 dhjetor 2001 mbrojti me sukses temën e magjistraturës në degën e filozofisë politike, në Universitetin e Bonit dhe fitoi gradën shkencore magjistër. Më 12 qershor të vitit 2007 ka mbrojtur temën e Doktoraturës në Fakultetin e Shkencës Politike dhe Sociologjisë të Universitetit të Bonit (RFGJ).
Në vitet 2001 – 2005 punoi në Institutin për Analizimin e Mediave në Bon në cilësinë e analistit të gazetave gjermane tejrajonale. Para pak kohësh është kthyer në Kosovë dhe punon si ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe në Kolegjin Universitar “Victory”.
Ka publikuar një numër artikujsh, punimesh e analizash në revistat “Zëri i Kosovës”, “Politika dhe shoqëria”, “Studime sociale”, “Interesi nacional” dhe në të përjavshmen “Zëri”. Në tetor të vitit 2002 është pranuar anëtar i Shoqatës Gjermane për Filozofi.
Në mars të vitit 2004 u botua libri i tij i parë nga fusha e Filozofisë Politike "Drejtpeshimi" nga shtëpia botuese "Koçi" (Tiranë).