Sabri Kiçmari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Dr. Sabri Kiçmari lindi më 14 shtator 1967 në Gurash (Lladofc) të Besianës (ish Podjevës). Shkollën fillore e mbaroi në Besianë, kurse atë të mesme në Qendrën Mjekësore “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Fakultetin e shkencës politike e kryen në Bon të Gjermanisë, ku edhe magjistron në filozofi politike në vitin 2001. Në qershor të vitit 2007 mbron disertacionin në Universitetin e Bonit.
Tani punon si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin Universitar "Victory".
Ka publikuar një numër artikujsh, punimesh e analizash në revistat “Zëri i Kosovës”, “Politika dhe shoqëria”, “Studime sociale”, “Interesi nacional” dhe në të përjavshmen “Zëri”. Në tetor të vitit 2002 është pranuar anëtar i Shoqatës Gjermane për Filozofi.
Në mars të vitit 2004 u botua libri i tij i parë nga fusha e Filozofisë Politike "Drejtpeshimi" nga shtëpia botuese "Koçi" (Tiranë).