[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
 
Për merita pune dhe krijimtarie ka marrë Çmimin e Republikës të Klasit të Dytë dhe të Tretë, Urdhrin Flamuri i Kuq i Punës të Klasit të Parë dhe medalje të ndryshme.
 
'''Artikull i botuar me rastin e 85 vjetorit te lindjes'''
 
Ne 22 Shtator 1922 lindi në Korcë shkrimtari Shqiptar Fatmir Gjata. Në ditën e tij të lindjes ai kujtohet nga miqtë, të afërmit dhe dhjetëra mijëra lexues brenda dhe jashtë vendit si poeti partizan, këngëtari i zjarrtë i vargjeve që ngritën peshë luftëtarët: “Hakmarrje rini/dëshmori thërret/që ra për liri/mbi truallin e vet”.
 
I diplomuar në Liceun Francez të qytetit të Korcës dhe më pas në Institutin Gorki në Moskë, Fatmir Gjata është një nga eksponentët kryesorë të letërsisë Shqiptare të realizmit socialist.
 
Vargjet e këngëve të luftës nacionalclirimtare do të mjaftonin për ti dhënë Fatmir Gjatës një vend nderi në panteonin e letrave dhe të kulturës Shqiptare. Por kontributi i tij i vyer përfshin edhe autorësinë e skenarëve të disa filmave artistikë, dokumentarëve dhe pjesëve teatrale, ndër të cilat edhe skenari i “Tanës”, filmit të parë artistik Shqiptar.
 
Poet i vargjeve të këngëve më të njohura partizane si “Hakmarrje rini”, “Ato maja rripa-rripa”, “Plaku dhe i Riu”, “Kënga e Partizanit Benko” etj., shkrimtar i shquar e popullor i dhjetëra romaneve, dramave, vëllimeve me novela, tregime, vjersha e kujtime, ndër të cilat spikasin “Këneta”, “Tana”, “Armiqtë” e “Këshilltarët”, Gjata e realizoi krijimtarinë e tij larg akademizmave e fryrjeve duke u shndërruar në një nga autorët më prodhimtarë e të lexuar të dekadave të viteve ’50-’90. I botuar në disa gjuhë të huaja, Gjata është një ndër autorët më të njohur edhe në hapësirën mbarëshqiptare. Veprat e tij kryesore janë botuar që herët edhe në Kosovë nga shtëpia botuese “Rilindja”.
 
Fatmir Gjata njihet gjithashtu për kontributin në krye të disa institucioneve të rëndësishme të artit dhe të kulturës Shqiptare si kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, si anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, si kryeredaktor, për rreth njëzet vjet me rradhë i revistës së vetme letrare “Nëntori”, si gazetar dhe anëtar i kolegjiumit të shumë organeve kryesore të shtypit Shqiptar, si “Zëri i Popullit”, “Drita”, “Ylli”, “Hosteni”, etj.
 
Shumë nga veprat e tij janë nderuar me cmime në konkurse kombetare e ndërkombëtare, si Cmimi i Parë i Republikës, Urdhri i Flamurit i Klasit të parë, etj. Këngët e tij janë kënduar nga një brez i tërë, një pjesë e të cilit tani nuk është; breza nxënësish, studentësh e të rinjsh njohën në shkollë veprat e shkrimtarit; një popull i tërë krijoi respekt për veprën e tij.
 
[[Category:Biografi]]