Ismail Mehmeti: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Ismaili rrjedh nga një familje me tradita patriotike e atdhetare. Si djalë i vetëm i prindërve dhe dy motrave, që në fëmijëri tregoi një zgjuarsi të rrallë dhe një këmbëngulje për realizimin e detyrave që donte të bënte. Tetëvjeçaren e ka kryer në Shkollën "Migjeni" të Tetovës me rezultate të mira. Vitin e parë të shkollës së mesme e filloi në gjimnazin e qytetit por për arsye të bindjeve dhe problemeve të tjera ai vazhdoi mësimet në shkollën teknike. Pasditeve punonte në një internet-kafe në qytetin e Tetovës.
 
Ismaili rrezatonte një kulturë dhe edukatë të gjerë. Sjellja, kultura dhe dija e tij kishte rënë në sy tek të gjithë njerëzit që e rrethonin, si dhe te familja e tij. Ismailit nuk i mungonte guximi e trimëria. Ngjarjet e [[Kosova|Kosovës]] si dhe vrasja e xhaxhait të tij, [[Hasan Mehmeti|Hasan Mehmetit]], në [[Lufta e Kosovës|luftën e Kosovës]], rrisin edhe më tej karakterin e tij. Kjo natyrë duket në krijimet e tij dhe në disa poezi që gjenden në dorëshkrimet që ka lënë. Puna e tij ne internet-kafe, disa fakse e faksimile flasin për jetën e Ismailit si një i ri patriot, i formuar me ide të urrejtjes për pushtimin sllavo-maqedon dhe me qëndrim të prerë drejt bashkimit kombëtar.
 
Ai iu bashkua [[Ushtria Çlirimtare Kombëtare|Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare]] që luftonte për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga [[Maqedonia]], gjatë vitit [[2000]]. Këmbëngulja e tij për të shkuar në luftë që me fillimin e saj më 14 mars 2001, me gjithë refuzimin e disa komandantëve, duke qenë djalë i vetëm, u tregoi atyre vendosmërinë e tij. Ai e urrente pushtimin, diskriminimin dhe ishte për të luftuar, rrugë nga e cila nuk e shmangën dot. Ismaili në fillim shkoi në Brigadën 116 (e cila më vonë mori emrin e Komandantit, [[Tahir Sinani]]) dhe pas një kohe, meqë Brigada nuk po hynte në luftim, u kthye në Drenoc në Brigadën 112 "[[Mujdin Aliu]]" ku dhe u plagos më 16 gusht 2001. Me gjithë ndërhyrjet mjekësore në spitalin e Brigadës, ai ndërroi jetë më datën 17 gusht.