[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 151.21.61.153 (diskutimet) në versionin e fundit nga Puntori.
Rreshti 21:
 
Për merita pune dhe krijimtarie ka marrë Çmimin e Republikës të Klasit të Dytë dhe të Tretë, Urdhrin Flamuri i Kuq i Punës të Klasit të Parë dhe medalje të ndryshme.
 
 
'''TEKSTE TE KENGEVE PARTIZANE'''
 
'''Rini Rini'''
 
(Këngë partizane)
 
Rini, rini përpara ti!
 
Si dielli shkrep e vetëti,
 
si zjarr rrufeje para shko,
 
për vatër e nder, rini, lufto!
 
 
Lufto armik
 
Lufto barbar,
 
me trimëri
 
porsi shqiptar,
 
lufto, lufto,
 
ti robërinë,
 
fito atdhenë,
 
fito lirinë!
 
 
 
'''Kushtrimi'''
 
(Këngë partizane)
 
Që nga gjokset djaloshare
 
Del kushtrimi shqipëtar,
 
ngrihen grushte, hapen varre,
 
për fashizmin gjakatar.
 
 
Zëri i pushkës me furi
 
Po buçet sot anembanë,
 
se luftojnë për liri
 
shokët tanë partizanë.
 
 
 
'''Plaku dhe i riu'''
 
(Këngë partizane)
 
Po i thotë plaku:”Shko!
 
Atje tej, në mal, lufto!
 
Gjith’ rinia po të thrret,
 
gjith’ rinia po të pret
 
që ka zjarrin m’u në gji,
 
që derdh gjakun për liri.
 
 
Nisu biro, mos përto,
 
rrëmbe armët, vendin mbro!”
 
 
“Do të shkoj, se jam shqiptar
 
E do djeg me flakë e zjarr,
 
Do ta bëj unë shkrumb e hi
 
Të mallkuarën robëri…
 
 
Dhe atje mbi shkëmb e gur
 
Do të ngre t’kuqin flamur,
 
E në u vrafsha do thërres:
 
Për liri, unë po vdes!”
 
 
 
'''Hakmarrje'''
 
(Këngë partizane)
 
Po ngrihet një zë nga fundi i varrit
 
Si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe:
 
“Hakmarrje, hakmarrje, në grykë barbarit, -
 
Përpara o popull, mbi të si rrufe!”
 
 
“Hakmarrje rini!,
 
dëshmori thërret,
 
ai ra për liri
 
mbi truallin e vet.
 
 
 
'''Ato maja rripa-rripa'''
 
(Këngë partizane)
 
Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë,
 
ndizet lufta për liri e derdhet gjak,
 
janë trimat partizanë që luftojnë,
 
janë bijt’ e Shqipërisë që marrin hak.
 
 
Sot po dridhet tirania anembanë,
 
sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
 
se u mbushën malet plot me partizanë,
 
se u ngrit sot gjith’ rinia për liri.
 
1942
 
 
'''MARATONOMAKU'''
 
(Këngë partizane)
 
Dëshmorit Kristo Isak
 
 
Në burg të lidhur me zinxhirë,
 
Xhelati s’të përkuli dot,
 
Këpute prangat n’errësirë
 
Dhe shokëve u dole zot.
 
Në zjarr e flak’ me trimëri
 
Në Dardhën tënde derdhe gjak,
 
vrapove drejt lirisë ti,
 
o Kristo, maratonomak!
 
1943
 
 
'''FRYN VERIU'''
 
 
Me tërbim po fryn veriu
 
E çdo gjë po shkul,
 
po borigën majë malit
 
dot nuk e përkul!
 
 
Fryn murlani e stuhia
 
Çdo gjë e përlan,
 
po boriga, si selvia
 
kokën lart e mban!
 
 
'''SHQIPERIA ESHTE E VOGEL'''
 
 
Digjet zjarr e digjet flakë,
 
qielli seç u nxi!
 
Digjet zjarr e digjet flakë
 
Nëna Shqipëri!
 
 
Digjet vendi im i shtrenjtë,
 
Nëna Shqipëri
 
Po brigada partizane
 
Ka zënë pusi!
 
 
'''MALLI SEÇ ME MORI'''
 
 
Oh, këtij Nëntori,
 
oh, këtij Nëntori,
 
malli seç më mori
 
shoqe e dashur, moj!
 
 
Po nga fundi i tij,
 
po nga fundi i tij,
pritmë do të vij,
 
shoqe e shtrenjtë, moj!
 
 
'''DO TA PRES'''
 
 
(sipas motiveve popullore)
 
 
Trëndafilin mbolla
 
M’u në kopshtin tim,
 
Në mal e përcolla
 
Partizanin trim.
 
 
Çeli trëndafili,
 
çeli bukuri,
 
edhe trimi im
erdhi në shtëpi.
 
 
'''O TI ZJARRI PARTIZAN'''
 
(Këngë)
 
 
O ti zjarr në mes të pyllit,
 
O ti zjarr që s’ke të shuar,
 
Ngrohi trimat partizanë
 
Që përreth të kanë qëndruar.
 
 
Sa të ketë armiq të huaj
 
E tradhtarë në vatan,
 
Ndizu, ndizu, mos u shuaj,
o ti zjarri partizan!
 
 
'''FORCA JONE SHTOHET'''
 
 
Mbi bar shkëlqen loti,
 
vesa mëngjesore.
 
Akoma po flenë
 
Malet madhështore.
 
Kush këtë mëngjes
 
Në pyll do dëgjohet?
 
Një djalosh i ri
 
Me çetën bashkohet.
 
 
Ecin partizanët
 
Rrugës pa mbarim
 
Edhe kënga e tyre
 
Ngrihet si kushtrim.
 
 
'''KENGA E PARTIZANIT BENKO'''
 
 
Dielli shkon të flejë
 
Matanë Lenijes.
 
 
Me shtambat në dorë,
 
Thurur si kurorë,
 
Shkojnë mbushin ujë
 
Te burim’ i fshatit
 
Vajzat ndajnat’herë.
 
 
Te burimi mbledhur
 
Dy a tre çapkënë
 
Rrugën kanë zënë.
 
 
Benkon djal’n e ri,
 
shokët gjithë zili
 
e pyesin me afsh:
 
- As na thuaj, më qafsh,
 
Cila të pëlqen?
 
 
Vajzat u shpërndanë
 
Porsi turtulleshat
 
Kur i ndjek gjahtari.
 
 
Minushi më prapa
 
E shpejtoi hapin.
 
Benkua nga prapa
 
Ia arriu çapin.
 
 
- Mos e merr rrëmbyer,
 
Moj vetullmbërthyer.
 
Minushe… të dua!
 
Nëmi shtambat mua.
 
...
 
 
'''Nga libri “Kënga e maliherit”'''
 
 
'''EJANI KETU'''
 
 
Eci në ngricë, hunda më skuqet,
 
në akull rrëshqas e vritem në gju,
 
po shkoj në shkollë kur, ja dëgjoj”
 
“Eja, mblidhuni këtu, këtu!”.
 
 
Kënga i lidhi brezat si mur,
 
Si valë lumi kalojmë ne:
 
“Eja, mblidhini këtu, këtu,
 
bashkë me ne!”.
 
 
'''DESHIRE'''
 
 
Tridhjet’ e një Dhjetor dyzet e tre.
 
Mesnatë... Vit i Ri...
 
Dikush, diku një gotë ngre,
 
tek Ura e Kovaçit unë roje rri!
 
 
Shkëmbinjtë ka mbuluar bora,
 
Kapota më është bërë gur,
 
Mbi pushkë më ka ngrirë dora,
 
Me mend urime thur...
 
 
'''NE NJE STAN'''
 
 
Gjithë natën rri pa mbyllur sy mbi djep.
 
Lëngon nga ethet një fëmijë.
 
Pres diellin me rreze në sqep,
nga hatullat e hapura të vijë.
 
 
Ne ngrihemi të zemëruar e pa gjumë
Betejave të ashpra përmbi mina shkojmë,
 
Me dashurinë partizane lumë
 
Fëmijët nëpër djepe mbrojmë!
 
 
E kush guxon ta prishë këtë buzëqeshje?!...