[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 4:
Në këtë kontekst dijetari i famshëm dr,[[Muhamed.S.R. el Buti]], në veprën e tij "[[Selefizmi periudhë kohore e begatshme, e jomedh'heb Islam]]" në faqen nr.9 thotë: "Me nocionin selefizëm nënkuptojmë tre shekujt e parë nga jeta e Umetit Islam. Në këtë kontekst edhe dijetari i famshëm dr.[[Abdulhamid Mahmudi]] në veprën e tij "[[Selefizmi, thirrje e shejh Muhamed Abdulvehabit]]", thotë: "Të gjithë dijetarët janë unik se me nocionin selef kanë për qëllim të gjithë sahabet, tabiinët dhe tebei tabiinët." Këto dy definicione dhe shumë definicione tjera fundament të definimit të tyre kanë hadithin e Pejgamberit a.s. ku thuhet: "Njerëzit më të mirë janë në shekullin tim, pastaj ata që pasojnë pas tyre, pastaj ata që pasojnë pas tyre." <ref>[http://www.bim.org.mk/medhhebi.asp Medh-hebi] nga [[Jusuf Zimeri]]</ref>
 
== Selefizmi ==
== Interpretimi bashkëkohorë i selefizmit ==
 
Kjo rrymë bashkëkohore e quajtur selefizëm, e ngjyrosur me petkun islam, sulmet më rigoroze që bënë në drejtim të shkollave juridike islame dhe ithtarëve të tyre është se "ndjekja e medh'hebeve është risi (bidat) që zanafillën e saj e ka pas shekullit të tretë, dhe se kjo ndjekje pamëdyshje shpien në humbje dhe humnerë. Ata që ndjekin një medh'heb janë ndjekës të verbërt, dhe se ata janë që bëjn grupacione dhe përçarje në fe. Njeriu praktikimin e fesë duhet ta mbështesë në Kur'an dhe Sunet, sepse vetëm këto dy burime janë të pa gabuara, kurse ndjekja e ndonjërës nga këto medh'hebe, nënkuptonë largim nga dispozitat e [[Kur'ani]]t dhe [[Suneti]]t në ndjekje të verbërt të një dijetari i cili mund të jetë i gabuar."<ref>[http://www.bim.org.mk/medhhebi.asp Medh-hebi] nga [[Jusuf Zimeri]]</ref>
 
Sa për Selefizmin, çështja e tij është e qartë; nga aspekti i
gjuhës arabe ai (Selefizmi) është një atribuim tek ai i cili ka
paraprirë, domethënë ka kaluar. Kështu, është thënë për atë
që ka kaluar, “Ai është Salif” (ai ka paraprirë). Nëse njeriu ka
paraprirë në diçka, thuhet për të se ai e ka paraprirë atë. Dhe
në hadith,”Ti e ke pranuar Islamin në mirësinë që ke
pasur më parë (eslefte)” – duke nënkuptuar atë që vijonte
nga e mëparëshmja.
Kurse në Fe ata janë grupi i veçantë i njerëzve të Profetit, sal-
Allahu alejhi ue sel-lem, dhe më të dëlirë nga ndjekësit e tij. Ata
(Selefët) janë të gjithë ata që e ndoqën nga pas Profetin, sal-
Allahu alejhi ue sel-lem, në gjurmët e tij, nga shokët e tij,
Imamët e Tabi’unëve (brezi i dytë pas Sahabëve) dhe ata që
erdhën pas tyre (Tabi’u-Tabi’ijnët, brezi i tretë që erdhi pas
Sahabëve).
Pra, kur termi es-Selefus-Salih (të Parët tanë të Mirë) përdoret
në kuptimin e pakufizuar atëherë, ai i përket vetëm tri
brezave të zgjedhur që janë: Shokët (Sahabët) e Profetit, sal-
Allahu alejhi ue sel-lem, pastaj Tabi’unët (brezi i dytë pas
Sahabëve), dhe pastaj Tabi’u Tabi’unët (brezi i tretë pas
Sahabëve). Ky është kuptimi që studiuesit e Fesë nga mesi i
dijetarëve i japin hadithit: “Më të mirët nga njerëzit janë
brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre dhe pastaj ata që
vijnë pas tyre.” Ky është kuptimi që i është dhënë këtij
hadithi dhe të gjithë haditheve të tjerë të saktë të Profetit, sal-
Allahu alejhi ue sel-lem, që kanë të njëjtin kuptim.
Imamët e Selefizmit pas Shokëve të Profetit, sal-Allahu alejhi
ue sel-lem, nga Tabi’unët janë ata si: dy Seidët, esh-Sha’bij,
Ikrimah dhe Muxhahid.
Imamët e Selefizmit nga Tabi’u Tabi’unët – brezi që erdhi
pas Tabi’unëve - janë ata si: katër Imamët (Ahmed bin
Hanbel, Malik bin Enes, Muhamed bin Idris esh-Shafi’ij dhe
Ebu Hanijfe), el-Euza’ij, dy Hamadët (Hamad bin Selemeh
dhe Hamad bin Zejd), dy Sufjanët (Sufjan eth-Theurij dhe
Sufjan bin Ujejneh), Lejth bin Sa’d, Ebu Ubejd el-Kasim bin
Selam, el-Bukharij, Muslim dhe kushdo që ishte në rrugën e
tyre sepse padyshim që ata janë Imamët e Selefus-Salih (të
Parët tanë të Mirë).
Dijeni, Allahu ju bekoftë, se askush nga njerëzit e çdo kohe
apo të çdo vendi nuk e ka themeluar Selefizmin. Ai nuk u
themelua nga Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehab,
ripërtëritësi i tretë më i madh i Selefizmit, bashkë me vëllain
e tij, Imam Muhamed bin Su’ud, Allahu pastë mëshirë mbi
ata, dy ringjallësit e Selefizmit; dhe as nuk u themelua nga
njerëzit e dijes që erdhën para tyre, nga Imamët e Fesë dhe
ata që thërrasin tek e vërteta, ata që thërrasin në këtë Fe të
pastër të Teuhijdit, si: Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh dhe
studentët e tij; dhe as nuk u themelua nga ata që erdhën para
tij si: katër Imamët (Ahmed bin Hanbel, Malik bin Enes,
Muhamed bin Idris esh-Shafi’ij dhe Ebu Hanijfe) dhe
Imamët që përmendëm (më parë); dhe as nuk u themelua
nga Tabi’unët, dhe as nga Shokët e Muhamedit, sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, dhe as nga Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sellem;
dhe as nuk u themelua nga ndonjë Profet apo ndonjë
Pejgamber që e paraprinë atë (që erdhën para tij), por ka
ardhur nga Allahu. Pra, Profetët dhe Pejgamberët kanë
përcjellë nga Allahu atë që ka dëshiruar Ai nga sheriati; dhe
thirrësat që erdhën pas tyre të cilët thërrasin për tek Allahu
janë në përputhje me këtë sheriat. Për këtë arsye, ai (sheriati)
nuk përmban ndonjë dëshmi ligjore përveç teksteve (të
Kur’anit dhe Haditheve) dhe Ixhmasë (mendimit të
përbashkët të dijetarëve).
Kështu që , fjalët dhe veprat në tërësi peshohen në peshoren
e dy gjërave: [e para] Teksti (i Kur'anit dhe Haditheve) dhe [e
dyta] Ixhmaja (mendimi i përbashkët i dijetarëve). Kushdo që
është në përputhje me tekstet e Kur'anit dhe Haditheve dhe
Ixhmanë, atëherë , i pranohet (fjala apo vepra). Dhe kushdo
që bie në kundërshtim me tekstet e Kur'anit dhe Haditheve
dhe Ixhmanë, atëherë, ajo që ka bërë – qoftë fjalë apo vepër
– i hidhet poshtë, kushdo qoftë ai. Pas kësaj, nëse ai që ka rënë në kundërshtim i ka bazat e tij
në Sunet (d.m.th. baza e tij është Selefizmi), Daueti i tij është
Suneti (d.m.th. thërret për tek Selefizmi) atëherë, refuzohet
gabimi i tij; ai nuk duhet të pasohet në gabimin e tij kurse
nderi i tij duhet ruajtur dhe duhet mbrojtur. Nëse ai që ka
rënë në kundërshtim është Bidatçi i devijuar, tek i cili nuk
njihet Suneti (Selefizmi), Suneti (Selefizmi) nuk është baza
dhe origjina e tij por, bazat e tij përbëhen nga dalaleti,
devijimi, atëherë, ai duhet të refuzohet ashtu siç refuzohen
devijantët e humbur. Ai duhet të trajtohet me qortim, me
ashpërsi dhe vrazhdësi dhe duhet t’i paralajmërojmë të tjerët
kundër tij për sa kohë që nga kjo gjë nuk ka ndonjë dëm më
të madh.
Kurse për sa i përket Menhexhit Selefij, shpresoj t’u bëhet e
qartë pas këtij sqarimi: Ai (Menhexhi) është ndjekja dhe
pasimi i çdo gjëje që na ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguari i
Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe kapja e fuqishme pas tyre
me fjalë dhe vepra. Ky është Menhexhi Selefij. Kjo është
rruga e Selefizmit dhe ajo është rruga që ndjekin Pasuesit e
Sunetit dhe Xhematit (Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah).Kjo sepse
Selefizmi ka shumë emra mes të cilëve nuk ka ndonjë
ndryshim në kuptim.3 Kështu, ata janë el-Firkatun-Naxhijeh (Pala e Shpëtuar), et-Tajfetul-Mensurah (Grupi i Shpëtuar),
Ehlul-Hadijth (Njerëzit e Hadithit) dhe Ehlus-Sunneh uel-
Xhema’ah (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit).
 
3 [Sh.p.]: Kujdes, mos u mashtro nga fjalët që dalin nga njerëzit e devijuar
të cilët thonë se këto emra tregojnë se bëhet fjalë për grupe të ndryshme
brenda grupit të shpëtuar që do të hyjë në Xhenet. Të gjitha këto emra në të
vërtetë janë vetëm për Selefijtë, siç ka thënë Imam Ibni Bazi, rahimehullah,
dhe nuk kanë për qëllim grupe të ndryshme. Këto emra nuk mund të
përdoren për sektet dhe grupet bashkëkohore si: Ikhuanul-Muslimin,
Xhemati Tablig, Kutbijinët, Sururitë, Xhemati Tekfir, Turathijet, Hizbu-
Tahrir, Hamasi, Al-Kaida etj. Padyshim që grupi i shpëtuar është një dhe
nuk ka në të asnjë formë të hizbijes apo të mosmarrëveshjes në Akijde dhe
Menhexh, ndërsa grupet e bidatit dhe dalaletit gjithmonë janë në
mosmarrëveshje dhe vazhdimisht ndahen e përçahen duke formuar
grupacione të tjera. Ai që gëzon pakëz intelekt e di mjaft mirë se e vërteta
është një dhe nuk ka se si të ndahet mes këtyre taboreve të Shejtanit.
Fema’dha ba’del Haki iled-Dalale, fe-enna tusrafun?
S’ka gjë tjetër pas të Vërtetës përveç se Humbje,
e si humbët kështu pra?
 
Marrë nga Bazat dhe Rregullat e Metodologjisë Selefije të Dijetarit të shquar Islam Shejkh Ubejd el-Xhabiri.
http://www.selefi.org/Librat/Bazat%20dhe%20Rregullat%20e%20Menhexhit%20Selefij.html
 
== Vepra mbi selefizmin ==