539
edits
v (robot Adding: id:Konstitusi Albania Modifying: de:Verfassung Albaniens) |
|||
Pas tri vjetësh, më [[1928]], Shqipëria shpallet mbretëri demokratike e parlamentare. Organi ligjvënës përbëhej prej një dhome, ndërsa pushteti ekzekutiv i takonte kreut të shtetit, Mbretit, dhe kabinetit të përbërë nga kryeministri dhe ministrat. Me pushtimin fashist dhe largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria, de facto kjo kushtetutë merr fund. Bashkëpunëtorët e pushtuesve i japin kurorën shqiptare një shteti tjetër, në këtë rast Viktor Emanuelit III, mbret i Italisë, akt ky që dhunoi kushtetutën e Mbretërisë Shqiptare.
Pas çlirimit të vendit nga nazi-fashistët dhe vendosjes së pushtetit komunist, më [[11 janar]] [[1946]] shpallet Republika Popullore e Shqipërisë me ç’rast hyn në fuqi kushtetuta e re. Më [[1976]] aprovohet një kushtetutë tjetër që stilizon Shqipërinë si “Republikë Popullore Socialiste”. Sistemi njëpartiak i vendosur nga komunistët bashkë me mungesën e lirive themelore të
Së fundi, më [[21 tetor]] [[1998]], Kuvendi i Shqipërisë miratoi kushtetutën e fundit dhe vendosi atë në referendum mbarëpopullor. Votuesit zgjodhën këtë kushtetutë, e cila është cilësuar nga ekspertë ndërkombëtare si në përputhje me rregullat e standardet evropiane.
|
edits