Mark Krasniqi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Duke perdorur Biobox
No edit summary
Rreshti 16:
|Nënshtetësia = [[Shqipëria|Shqiptar]]
}}
'''Mark Krasniqi''' është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më [[19 tetor]] [[1920]] në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër [[Peja|Pejës]].
== Biografia ==
 
== Biografia ==
'''Mark Krasniqi''', profesor, shkrimtar e akademik, lindi më [[19 tetor]] [[1920]] në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër [[Peja|Pejës]]. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më [[1941]] gjimnazin në [[Prizreni|Prizren]]. Prej vitit [[1941]]-[[1943]] ka studiuar letërsinë në Universitetin e [[Padova|Padovës]] ([[Italia|Itali]]), e prej [[1946]]- [[l950]] ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e [[Beogradi|Beogradit]]. Më [[1945]]-[[1946]] ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me [[Esad Mekuli|Esad Mekulin]] e [[Omer Çerkezi|Omer Çerkezin]], kurse prej vitit [[1947]]-[[l949]] ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej [[1950]]-[[1961]] ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më [[1960]] ka doktoruar në Universitetin e [[Lubjana|Lubjanës]]. Prej [[1961]]-[[1981]] ka qenë profesor në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]], kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]], kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.
 
Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "[[Posta e porositur]]". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.