Petro Nini Luarasi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Niki007 (diskuto | kontribute)
ngarkoi foton ne infobox
Rreshti 1:
{{Infobox shkrimtar
| emri = Petro Nini Luarasi
| foto = [[Figura:P.n.lPetro.jpg|150px200px]]
| titulli = Pedagog, Publicist
| emri i lindjës = Petro Nini Luarasi
Rreshti 18:
== Jeta ==
Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më [[1887]] hapi në [[Ersekë]] shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë ([[1892]]-[[1893]]) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit ([[1909]]-[[1911]]). Në emigracion, në Amerikë ([[1904]]-[[1908]]) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më [[17 gusht]] [[1911]].
[[Figura:P.n.l.jpg|thumb|150px|Petro Nini Luarasi]]
 
Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" ([[Manastiri|Manastir]] [[1909]]-[[1910]]), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, [[1907]]-[[1908]]), në "Kombi" (Boston, [[1908]]), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:
::''bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar''.