Muharrem Berisha (matematikan): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Muharrem Berisha''' lindi më [[10 qershor]] [[1942]] në fshatin [[Vilanc]], komuna e [[Vushtri]]së. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa në vitin [[1961]] ka mbaruar Shkollën Normale në [[Prishtin]] ë. Gjatë vitit shkollor [[1961]] / [[1962]] ka punuar mёsues nё shkollёn fillore tё Samodrexhёs dhe tё Novosellёs tё komunёs së [[Vushtri]]sё. Nё vitin shkollor [[1962]] / [[1963]] regjistron studimet e matematikёs nё [[Fakultetin Filozofik tё Prishtinё]]s, të cilat i mbaroi nё qershor tё vitit 1966. Gjatё vitit shkollor 1966/67 punon profesor i lёndёs sё matematikёs nё Shkollёn e Mesme Teknike tё [[Prishtin]]ës. Nё [[tetor]] tё vitit [[1967]] ka qenё i angazhuar tё mbajё ushtrimet nga Analiza [[matematik]]e I nё [[Katedё]]n e [[Matematikё]]s tё [[Fakultetit Filozofik]] tё [[Prishtinё]]s. Nё [[mars]] tё vitit [[1968]] zgjidhet asistent nё Katedrёn e [[Matematikё]]s. Nё [[tetor]] tё vitit [[1969]] regjistrohet nё studimet pasuniversitare nё Fakultetin e Shkencave [[Matematike-Natyrore]] tё [[Beogradi]]t. Nё vitin shkollor 1970/71 autorizohet tё mbajё ligjërata nga lёnda Analiza matematike I nё Katedrёn e Matematikës të [[FSHMN]]-së. Nё vitin [[1974]] ka mbrojtur temёn e magjistraturёs me titull: Transformimi dhe shumimi i serisё Fourier tё njё funksioni tё vazhdueshёm nё Fakultetin e Shkencave [[Matemaike-Natyrore]] tё [[Beograd]]it. Gjatё periudhёs [[shkurt]] [[1978]] - [[shkurt]] [[1979]] ka qёndruar nё specializim nё universitetin [[“Lomonosov”]] tё [[Moskë]]s. Nё [[maj]] tё vitit [[1979]] ka mbrojtur tezёn e doktoratёs me titull: Vlerёsimi i koeficientёve Fourier tё disa klasa funksionesh. Po nё kёtё vit zgjidhet docent nё lёndёn Analiza matematike I nё Seksionin e Matematikёs nё [[FSHMN]] tё [[Prishtin]]ёs. Nё [[maj]] tё vitit [[1982]] zgjidhet profesor inordinar nё lёndёn Analiza matematike I, ndёrsa nё mars tё vitit [[1987]] zgjidhet profesor ordinar nё [[FSHMN]] tё [[Prishtin]]ёs. Mё [[24 dhjetor]] [[1996]] zgjidhet anёtar korrespondent, ndërsa më [[20 dhjetor]] [[2000]] zgjidhet anëtar i rregullt i [[ASHAK]]. Gjatё kёsaj periudhe, qё nga viti [[1967]] gjer mё sot, si asistent, docent, profesor inordinar dhe ordinar nё Seksionin e Matematikёs ka ligjëruar lёndën Analiza matematike I, II, III dhe kurse të përgjithshme të matematikës në fakultete të tjera të Universitetit të [[Prishtin]]ës. Ështё i angazhuar qё nga viti shkollor [[1979]][[/1980]] e gjer mё sot nё studimet pasuniversitare. Udhёheq deri mё tani seminarin nga Analiza matematike nё kёto studime.Gjithashtu ka qenё udhёheqёs i disa kandidatёve nё magjistraturё dhe doktoratë. Ka qenё kryesues i Kryesisё sё Shoqatёs sё [[Matematikan]]ëve, [[Fizikan]]ёve dhe [[Astronom]]ёve tё [[Kosovё]]s. Dy mandate zgjedhore, duke filluar nga viti shkollor [[1981]]/[[1982]] deri mё [[1984]]/[[1985]], ka qenё shef i Seksionit tё Matematikёs. Qё nga [[tetori]] i vitit [[1985]] deri nё tetor tё vitit 1987 ka kryer detyrёn e prodekanit tё [[FSHMN]]-sё. Nё vitin [[1987]] zgjidhet dekan i [[FSHMN]]-së, ndёrsa nё vitin [[1989]] rizgjidhet nё detyrёn e dekanit. Nё qershor tё vitit [[1991]] shkarkohet nga kjo detyrё me rastin e masave tё dhunshme tё pushtetit serb, tё aplikuara nё këtë fakultet. Ështё laureat i ''Shpёrblimit tё Dhjetorit'' tё vitit [[1983]]. Nё periudhёn [[1994]]-[[1996]] ka qenё udhёheqёs i studimeve pasuniversitare nё Seksionin e Matematikёs. Ështё korrespondent i Mathemmaticial Reviews dhe anёtar i [[American Mathematical Society]]. Gjatё periudhёs [[1985]]-[[1991]], sa e ka parë dritёn revista Punime matematike, ka qenё redaktor i saj. Tani ёshtё kryeredaktor i revistёs Kёrkime dhe sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të [[ASHK|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]].
 
 
[[Category:Akademikë shqiptar]]