'''Monedha''' është formë e parasë që shërben për këmbimin dhe krahasimin e mallrave përbrenda një sistemi të mbyllur ekonomikë.
Sistemet e mbyllura ekonomike zakonisht ndërmerren nga shtetet por ka raste kur në një sistem të tillë bëjnë pjesë disa shtete sikurse te rasti i Evropës.
== Karakteristika te monedhave bashkëkohore ==
Monedhat bëhen zakonisht nga copa metali të ndryshëm dhe kanë në përgjithësi formë disku. Në njërën anë të monedhës paraqitet një motiv kombëtar i shtetit që qarkullon monedhën, (emblemë, person historik), kurse ana tjetër paraqet vlera nominale.