[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ishujt Azore''' paraqesin grupin e nëntë ishujve më të mëdhenj dhe disa tjerë të vegjël në [[oqeani]]n [[Atlantik]], 1500 km larg [[Image:Azores-map.png|thumb|300px|right]] bregdetit portugez. Në pikëpamje administrative janë ishuj të [[Portugali]]së, të ndarë në tri grupe si departamente të veçanta tejdetare portugeze.
 
Azoret janë ishuj vullkanik me origjinë , malore ( 2300 m) të cilët ngritën nga pragu nënujor i Atlantikut verior. Ishulli më i madh këtu është [[Sao Miguel]] ( 747 Km2 ), madje, [[Tercera]] (396 km2), [[Sao Jorge]] (238 km2), [[Faja]] ( 172 km2), [[Flores]] (143 km2), dhe më të vegjël: [[Santa Maria]], [[Graziosa Corve]], si dhe disa të tjerë. Të gjithë ishujt e Azoreve shtrihen më afër [[Evropë]]s se sa [[Afrikë]]s, edhe pse njihen si ishuj afrikan. ''Lëvizjet tektonike'' në ishujt azorik manifestohen shumë shpesh me [[tërmet]]etërmete për shkak se shtrihen në zonën e gjallë tektonike atlantike. Veçoritë klimatike janë me origjinë subtropikale oqeanike, respektivisht me temperatura mesatare vjetore prej 21 gradë C dhe sasi të reshjeve prej 800-1000 mm, të cilat mundësojnë rritjen e pyjeve në zonat bregdetare dhe të çufrajave( takijeve ) në latësi.
 
Popullsia paraqet një racë meleze e krijuar prej ''portugezëve'', ''maorëve'', ''zezakëve'' edhe ''flamanëve'', të cilët, natyrisht, përdorin gjuhën portugeze si gjuhë zyrtare. Popullsia e vendit më tepër merret me bujqësi, me rritjen e cerealieve (sidomos misër dhe grurë), madje , me perime (më shumë me groshë), banane, duhan, çaj, panxhar sheqeri, patate dhe hardhi. Kështu p.sh. në ishullin Sao Miguel më shpesh rriten bananet (40.000 t.), hardhia në Pico e Sao Miguel (8000 ha dhe prodhimi 135. 000 hl venë dhe 21.000 t. rrush. Shpatet e maleve dhe fushat bregdetare mundësojnë edhe rritjen e kafshëve shtëpiake. Një pjesë e popullsisë bregdetare merret me gjueti të peshkut për arsye të pasurisë së madhe me peshq të kësaj ane të Atlantikut. Popullsia e ishujve Pico dhe Fajal merren me gjueti të balenave, vajin e së cilave e eksportojnë. Për shkak të dallimeve të mëdha sociale një pjesë e popullsisë së Azoreve emigron në Evropë si fuqi punëtore. Në ishullin Santa Matria është ndërtuar aeroporti modern Villa Sao Porto.