Sllatina (Tearcë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.125.220.126 (diskutimet) në versionin e fundit nga SieBot.
Rreshti 7:
== Kultura ==
 
Historik i shkurter i fshatit Sllatine
== Historia ==
 
Nga Lulzim IDRIZI
 
Dhjetëvjeçari i parë i shekullit njëzet është ndër me te bujshmit në historinë e popullit shqiptar. Janë vite përpjekjesh e sakrificash për çlirim nga robëria pesëshekullore osmane.
Këto vite karakterizohen me kryengritje të njëpasnjëshme, që çuan deri te pavarësia e Shqipërisë, shpallur me 28 nëntor 1912, në qytetin jugor - Vlorë. Si kudo në trojet etnike shqiptare, edhe Sllatina do të kalojë nëpër këto prerje historike, duke mos mbetur jashtë këtyre rrjedhave.
Po cilat ishin këto ngjarje që kaloi ky fshat.
- Me 1905 ky fshat përjetoi golgotën e tij gjatë pushtimit serb, bullgar dhe atij komunist. Ngjarjet në vazhdim bazohen në rrëfimet e Elmaz Misimit, i lindur me 1912, në Sllatinë, tanimë i ndjerë.
- Pas shkatërrimit të Republikës se Krushevës, ku morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre edhe shqiptarët, shumë çeta komitësh maqedonas u shpërndanë. Kështu që një grup i tyre në vigjilje të festës së “bogorojcës” siç e quajmë ne do të niset për në manastirin e Leshkës, i cili mendohet të ketë qenë vendstrehim i tyre. Rruga do ti çojë nëpër fushat e Sllatinës konkretisht do të kalojnë te vendi i quajtur “Kalinova” ku e kishin koliben vëllezërit Jakupi dhe Pajaziti, të cilët e ruanin bostanin e vet. Kur i vërejnë komitët mendojnë se ata janë ushtarë të rastit dhe si shqiptarë mendojnë ti gostisin me shalqi dhe njëri prej tyre u del përpara dhe u ofron shalqi. Por Pajaziti kur i vëren ata se ishin te armatosur nguron pak, por përsëri u afrohet atyre. Ata duke menduar se Pajaziti do ti tregojë pushtetit te atëhershëm turk vendosin ta vrasin.
 
Bisedën e zhvillojnë në gjuhen vllehe, të cilën e kuptonte Pajaziti, të cilën e kishte mësuar gjatë qëndrimit te tij ne mërgim, në Rumani. Duke e ndjerë rrezikun i cili u kanosej ai kishte paralajmëruar vëllain e vet Jakupin që ishte në kolibe dhe aty fillonte beteja. Jakupi vritet në vend, kurse Pajaziti plagoset për vdekje i cili vdes në shtëpi, dhe komitet ne fillim strehohen ne manastirin e Leshkës. Me të kuptuar lajmin për vrasjen e Pajazitit dhe Jakupit, i tërë fshati ngrihet në këmbë dhe e rrethojnë manastirin e Leshkës duke kërkuar nga eprorët e manastirit që t’ua dorëzojnë kryerësit e vrasjes. Por fatkeqësisht komitët do të strehohen ne jatakun e tyre në Sllatinë. E gjithë kjo do të kaloj pa asnjë pasojë për popullatën sllave dhe vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve te larta turke sllatinasit do te tërhiqen. Këtu duhet theksuar se popullata e kësaj treve tregoi një solidaritet te madh me sllatinasit<nowiki><nowiki>Vendos tekst që nuk duhet të formatohet</nowiki><nowiki><nowiki>Vendos tekst që nuk duhet të formatohet</nowiki></nowiki></nowiki>, pasi ne rrethim morën pjesë edhe shumë bashkëkombës nga fshatrat përreth,por edhe nga Tetova. Kjo ngjarje do të jetë si uverture për ndjekjen dhe persekutimin e popullatës së Sllatinës.
-Gjat luftrave ballkanike dhe luftes se pare botrore shume ngjarje do te behen mbi shpinen e populates se Sllatines. Ngjarja qe duhet shenuar gjate kesaj kohe ishte ajo e betejes se zhvilluar ne fshatin tone ne mes nje pararoje Bullgare dhe ushtrise Serbe,e cila zhvillohet tek varezat e Sllatines te vendi i quajtur TE LUGJI.
 
== Shih edhe ==