[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Ndryshimet e 77.242.24.83 (diskutimet) u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga Dan.
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Bota e njohur në sh.II.PNG|thumb|right|350px|Iliria]]
Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth këtij problemi janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar [[Etnogjeneza|etnogjenetik]]. Kërkimet komplekse [[Arkeologjia|arkeologjike]], gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje.
Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma, teoritë mbi prejardhjen e ilirëve shprehin në përmbajtje vetëm dy pikëpamje, e para i konsideron ilirët si të ardhur në [[Gadishulli Ballkanik|Gadishullin Ballkanik]], ndërsa pikëpamja e dytë i konsideron si popullsi autoktone e formuar në truallin historik të Ilirisë.
 
Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.s. ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane ose panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike.