[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Bejto Isufi (Osmanaj),ka lindur më 15 prill 1927 në fshatin Mavrovë, 16 km në lindje të qytetit të Vlorës drejt luginës së Shushicës nga një familje me tradita të veçanta patriotike. Bejto ishte djali i madh i patriotit dhe luftëtarit [[Isuf Rustemi]] Mavrova (Osmanaj). Babai i tij ishte komandant i çetës së Mavrovës që ka marrë pjesë në luftime kundra forcave greke në qafën e Llogarasë për mbrojtjen e qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali dhe gjithashtu edhe në Luftën e Vlorës më 1920 kundra pushtuesve italianë në rrethimin që ju bënë regjimentit të tyre në Kotë, ku mbeti i vrarë gjenerali italian Gotti. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Bejto Isufi u inkuadrua si zëvëndëskomisar në batalionin e V-të të Brigadës së V-të Sulmuese. Pas çlirimit vajti për studime në Akademinë ushtarake të Moskës ku u dipllomua me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe u caktua në detyra të larta ushtarake, si Komandant i Artilerisë Kundra-ajrore dhe i Aviacionit [http://www.mod.gov.al/botime/html/ushtria/2006/300606/faqe6.htm ], Komandant i Garnizonit të Tiranës etj. Në vitin 1974 drejtoi paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, paradë që për nga madhështia dhe disiplina kujtohet edhe sot nga bashkëkohësit e tij.
Bejto Isufi vdiq në vitin 1995.
 
 
 
 
 
[[Category:Ushtarakë shqiptarë]]