[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 12:
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
'''Prenk Jakova''' u lind më [[27 qershor]] të vitit [[1917]] dh vdiç tragjikisht më [[9 shtator]] të vitit [[1969]] ishte një [[Kompozitor]] [[shqiptar]].
 
== Biografia ==
[[Kompozitor]] i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij ''"[[Gjergj Kastrioti-Skënderbeu]]"'' dhe ''"[[Mrika]]"'' . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e krijoj në bashkpunim me libretistin [[Llazar Siliqi]] dhe regjisorin e njohur shkodran [[Andrea Skanjeti]], e që u vu në skenën e teatrit "[[Migjeni]]" të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' u prit shumë mire nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në [[Tiranë]], por kritika zyrtare mediokrre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithësesi vepra ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' ishte shumë me solide se ''"Mrika"'' e cila vuante fatkeqësinë subjektit e tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prenk Jakova ishte një kompozitor që krijoj me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij ''"Syrin tek qershia"'' dhe ''"Margjelo"'' janë shumë të njohura dhe për shkak të pupullaritetit që gëzojnë shumë kush i indentifikon si këngë popullore shkodrane.
Prenk Jakova është lindur në vitin [[1917]] në familien e patriotit të njohur shkodran [[Kol Ded Jakova]], i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufinjve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut[[Koplik]]ut, në vitin [[1920]].
Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit.
Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirëditës por nga krijimtaria muzikore nuk u nda asnjëherë.
Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte ne moshë të re, gjatë luftës së dytë botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa Prenka që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie vec detyrës së tij si mësues lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.
Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të krijonte duke iu imponuar rregjimit monist me forcën e gjenisë së tij.
Megjithë karrierën e tij të suksesëshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugen e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në [[Shkodër]], pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e krijuar një jetë të tërë.
Prenk Jakova kishte dhe një vëlla tjetër Dedën, i cili ishte forograf i respektuar në qytetin e Shkodrës.
Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa krijuesi i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe krijoj mjeshtri i madh Prenk Jakova.