[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 16:
== Biografia ==
[[Kompozitor]] i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij ''"[[Skënderbeu|Gjergj Kastrioti-Skënderbeu]]"'' dhe ''"[[Mrika]]"'' . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e krijoj në bashkpunim me libretistin [[Llazar Siliqi]] dhe regjisorin e njohur shkodran [[Andrea Skanjeti]], e që u vu në skenën e teatrit "[[Migjeni]]" të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' u prit shumë mire nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në [[Tiranë]], por kritika zyrtare mediokrre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithësesi vepra ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' ishte shumë me solide se ''"Mrika"'' e cila vuante fatkeqësinë subjektit e tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prenk Jakova ishte një kompozitor që krijoj me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij ''"Syrin tek qershia"'' dhe ''"Margjelo"'' janë shumë të njohura dhe për shkak të pupullaritetit që gëzojnë shumë kush i indentifikon si këngë popullore shkodrane.