[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 42:
 
=== Teoria e përparësive komparative ===
8.3.2. Teoria për përparësitë krahasuese
 
Përfaqësues i teorisë për përparësitë krahasuese është David Rikardo, i cili këtë teori e paraqet në veprën e tij “Principet e ekonomisë politike dhe tatimore” (1817). Pikërisht kjo teori e jep përgjigjen në pyetjen se a duhet dy vende të këmbejnë në mes veti gjegjësisht a duhet të ketë tregti të jashtme, nëse një vend ka produktivitet më të madh për prodhimin e dy e më shumë prodhimeve, në krahasim me vendin tjetër.
Për të dhënë përgjigje në këtë pyetje, David Rikardo merr një shembull hipotetik. Ai supozon se Anglia dhe Portugalia, prodhojnë tekstil dhe verë dhe se Portugalia ka përparësi absolute për prodhimin e të dy prodhimeve, në krahasim me Anglinë. Megjithatë, Rikardo tregon se edhe në këto raste, më mirë është që të dy vendet të specializohen për prodhimin e vetëm një prodhimi.
 
Prodhimi Anglia Portugalia
Tekstil 100 ditë punë 90 ditë punë
Verë 120 ditë punë 80 ditë punë
Gjithsej 220 ditë punë 170 ditë punë
 
Tabela 5.
 
Nga tabela 5 shihet se Anglia në vendin e vet, ka përparësi krahasuese për prodhimin e tekstilit, për të cilin harxhon 100 ditë pune (20 ditë punë më pak se sa që duhet të harxhojë për prodhimin e verës), ndërsa Portugalia në vendin e vet, ka përparësi krahasuese për prodhimin e verës, për të cilën harxhon 80 ditë punë (10 ditë punë më pak se sa që duhet të harxhojë për prodhimin e tekstilit).
Sipas teorisë së A. Smit-it, për përparësi absolute, Portugalia ka përparësi absolute për prodhimin e të dy prodhimeve dhe nuk ka interes që të këmbejë me Anglinë. Nëse vepron kështu, atëherë për prodhimin e të dy prodhimeve, Portugalisë do t’i duhen gjithsej 170 ditë punë.
Sipas teorisë së D. Rikardo, për përparësitë krahasuese edhe në këtë rast, Portugalia do të ketë llogari që të përcaktohet të prodhojë verë dhe me ndihmën e saj, të blejë tekstil nga Anglia. Nëse vepron kështu, atëherë do të ketë edhe verë edhe tekstil, për gjithsej 160 ditë punë (80 ditë pune për prodhimin e verës për nevoja të veta dhe 80 ditë punë për prodhimin e verës, me të cilën do të blejë tekstil nga Anglia). Kjo do të thotë se Portugalia do të kursejë gjithsej 10 ditë punë.
Nga ana tjetër shtrohet pyetja se çka do të ndodh me Anglinë? Nëse ajo vendos që vet të prodhojë edhe tekstil edhe verë, atëherë do t’i duhen gjithsej 220 ditë punë. Ndërsa, nëse specializohet për prodhimin e tekstilit dhe me te blen verë nga Portugalia, atëherë ajo patjetër duhet të harxhojë 200 ditë punë (100 për prodhimin e tekstilit për nevoja të veta dhe 100 ditë punë për prodhimin e tekstilit me të cilin do të blejë verë nga Portugalia). Në këtë mënyrë, Anglia do të kursejë 20 ditë punë.
Duke u bazuar në këtë shembull, D. Rikardo e ndërton teorinë për përparësitë krahasuese, sipas të cilës, vendet do të kenë dobi, nëse specializohen për prodhimin e atij prodhimi për të cilin kanë përparësi krahasuese në vendin e tyre dhe nëse përmes tregtisë së jashtme me atë prodhim sigurojnë ndonjë prodhim tjetër, për të cilin kanë nevojë.
 
=== Teoia e përparësive absolute ===