[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Bejto Isufi''' (Osmanaj),ka lindur më 15 prill 1927 në fshatin Mavrovë, 16 km në lindje të qytetit të Vlorës drejt luginës së Shushicës nga një familje e pasur e me tradita të veçanta patriotike. Bejto ishte djali i madh i patriotit dhe luftëtarit [[Isuf Rustemi]] Mavrova (Osmanaj). Ai i kreu studimet ne shkollën tregtare të Vlorës ku dhe u njo me nje brez të tërë patriotësh dhe luftëtarësh si [[Hysni Kapo]], [[Kadri Hazbiu]], [[Arif Hasko Memaj]] etj. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Bejto Isufi u inkuadrua si zëvëndëskomisar në batalionin e V-të të Brigadës së V-të Sulmuese të Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar. Pas çlirimit vajti për studime në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" të Moskës ku u dipllomua me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe u caktua në detyra të larta ushtarake, si Komandant i Artilerisë Kundra-ajrore dhe i Aviacionit [http://www.mod.gov.al/botime/html/ushtria/2006/300606/faqe6.htm ], Komandant i Garnizonit të Tiranës etj. Në vitin 1974 drejtoi paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, paradë që për nga madhështia dhe disiplina kujtohet edhe sot nga bashkëkohësit e tij. Bejto Isufi ndërroi jetë në vitin 1995.
[[Figura:Bejto21.jpg]]