Portal:Literaturë/Artikuj që mungojn: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 85.27.109.74 (diskutimet) në versionin e fundit nga Ko.S.ystem.OV@.
Rreshti 1:
#REDIRECT [[Portal:Literaturë/Artikuj që mungojnë]]
 
Fejzulla Duraku u lind më 11.11.1981 në fshatin Strimë, Kumanovë; ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Shkollimin fillor e mbaroi në fshatin Haraçinë / Shkup, ndërsa të mesmën në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup.
IRJM-ja,si shtet është i përbërë prej dy etniteteve të ndryshme; Atij sllavo-maqedonas dhe atij Shqiptar. Etniteti sllavo-maqedonas i gëzon të gjitha të drejtat, por duke bërë diskriminime dhe mohime ndaj palës Shqiptare! Shqiptarët si të tillë që janë, nuk i gëzojnë as të drejtat e tyre elementare njerëzore, që duhet t'i këtë një popull.
 
Fejzulla Duraku me rrënjë dhe me farë ishte Shqiptarë i pastërt. Gjatë shkollimit fare qartë i vërente dallimet në mes popullit që ai i përkiste dhe ati sllavo-maqedonas dhe prej këtu ai krijoi një urrejtje ndaj sllavo-maqedonasve dhe mu prej këtu do të fillojë lufta e hapur në mes pushtetit dhe autorit të kësaj vepre. Nga ky diskriminim dhe mohim do të lindin edhe poezit dhe poemat e tij, të cilat do t'i grumbullojë dhe do t'i bëjë të gatshme për botim. Vepra e tij parë "Gërshetat e amshimit" kur kaloi nëpër duart e kritikëve sllavo-maqedonas, të cilët njëherit ishin vlerësues dhe u jepnin leje, se cili libër të botohet e cili jo!Veprës "Gërshetat e amshimit" të Fejzulla Durakut i dhanë cenzurë d.m.th ia ndaluan rrëptësisht botimin. Arsyeja ishte përmbajtja e veprës, e cila theks të veçantë kishte ndaj çështjës së Shqiptarëve në IRJM. Në librin e Fejzulla Durakut qartë vërehej zëri dhe thirrja e autorit, drejtuar popullit të vetë për ti rrokur armët, të ngriturit në revolucion të armatosur d.m.th luftë për të drejta. Luftë për drejtësi, liri dhe barazi në mes popujve. Luftë për t'iu kthyer emri popullit Shiptar në IRJM. I cili popull dhjetë vite rresht ishte munduar, që përmes dialogut të zgjidhet ky problem i madh, por pa asnjë rezultat konkret. Deputetët Shqiptar në parlament qëndronin jo për të zgjidhur probleme por qëndronin që t'i mbushin xhepat, në llogari të popullit liridashës Shqiptar. Këtë dialog Autori i kësaj vepre e shihte si të dështuar që në fillim që në startin e tij. Andaj si zgjidhje të vetme e shihte vetëm të ngriturit në revolucion të armatosur; kundër qeverisë dhe pushtetit. Edhe pse pushteti sllavo-maqedonas ia mohoi të drejtën për botim të veprës "Gërshetat e amshimit", Fejzulla Duraku fshehurazi e botoi dhe e shpërndau po këtë libër, por për këtë gjë qeveria shpejt kuptoi dhe prej këtu Autori i kësaj vepre do të bëhet halë në sy të qeverisë dhe pushtetit sllavo-maqedonas. Prej këtu do të nisë lufta e hapur. Pushteti ia mohonte shkollimin dhe botimin e veprave, ndërsa Fejzulla Duraku ia mohonte mënyrën e qeverisjes pushtetit. Me botimin e kësaj vepre dhe me suksesin që patë treguar gjatë katër viteve të shkollimit të mesëm, Fejzulla Duraku u shpall si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës 1997/2001 të gjimnazit "Zef Lush Marku" Në Shkup. Endërra dhe thirrja e tij u bënë realitet i pamohuar dhe po më 2001, plasi lufta e armatosur në IRJM në mes Guerilës Shqiptare dhe qeverisë sllavo-maqedonase. Për Fejzulla Durakun kjo dukuri ishte ëndërr e kahershme, andaj pa hezitim i braktisi bankat e gjimnazit iu bashkangjit guerilës Shqiptare pra aradhave të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, ishte i sistemuar në Zonën Operative të Karadakut, ku vepronte në kuadër të Brigadës 113 "Ismet Jashari-Kumanova" respektivisht tek Togu II; Kompania III; Batalioni II.
 
Në vitin 2002, kur më edhe kishte marrë fund lufta në IRJM, Fejzulla Duraku meqë njihej dhe qëndronte në lidhje të ngushta me udhëheqsinë e ish-UÇK-së, pra në bashkëpunim më Ali Ahmetin, me përfaqësuesin politik të ish-UÇK-së dhe tani kryetar i partisë politike të BDI-së si dhe deputet në parlamentin e IRJM-së; dhe me Fazli Veliun pra koordinuesin e fondit të ish-UÇK-së dhe tani kryetar i veteranëve të ish-UÇK-së si dhe deputet në parlamentin e IRJM-së e botoi veprën e tij të dytë të titulluar "Kënga e të mohuarve" ky ishte libri i parë i UÇK-së i botuar menjëherë pas luftës. Me këtë libër emri dhe fama e Autorit u bënë të njohur në IRJM dhe më gjërë. Po më 2002 u regjistrua në Akademinë Ushtarake të IRJM-së, por meqë ishte figurë e njohur për pushtetin, meqë kishte qenë pjestarë i UÇK-së dhe mëqë qëndronte në lidhje të ngushta me udhëheqësinë e saj, Oficerët sllavo-maqedonas ishin të urdhëruar prej lartë, që kjo figurë të largohet menjëherë, ngase Akademia Ushtarake paraqiste institutin më të lartë të shtetit, e figura e Fejzulla Durakut në këtë Ent ishte e padëshiruar dhe përaqiste rrezik. Andaj për shkurt kohë e përjashtuan prej Akademisë Ushtarëke. Fejzulla Duraku nuk i humbi shpresat, por prap u regjistrua në Universitetin "Shën Kirili e Metodi" në Shkup. Ishte në fakultetin filologjik, ku për lëndë studimesh kishte gjuhët: Shqipe, Maqedonase, Serbo-Kroate, Angleze, Gjermane, Turke dhe atë Romune. Provokimet sllavo-maqedonase edhe këtu nuk kishin të ndalur, por Fejzulla Duraku ishte i pathyer ai e vazhdonte rrugën e vetë për të arritur qëllimet më të larta fisnike njerzore dhe kombëtare. Po më 2003, në bashkëpunim me profesorët dhe doktorët që ligjeronin pranë Universitetit "Shën Kirili e Metodi" në Shkup, po e përkadiste botimin e veprës së tij të tretë "Legjenda e Haraçinës".
 
Krahas studimeve, autori i kësaj vepre merrej edhe me aktivitete politike, kështu që ishte edhe ndër udhëheqësit të degës së komunës së Haraçinës të partisë politike të BDI-së. Më vonë duke e parë gjendjen mjeruese të veteranëve të ish-UÇK-së do të fillojë të interesohej edhe për ta. Kështu që do të tërhiqej plotësisht nga arena politike dhe do të kalojë në anën e ish strukturave të ish guerilës së UÇK-së. Kështu që së bashku me shokët e tij të ngushtë do të merret me rehabilitimin dhe punësimin e ish pjestarëve të UÇK-së. Por ky aktivitet do të bie në sy të qeverisë me çka në muajin prill 2003, autorin e kësaj vepre do ta kidnapojnë forca të panjohura duke e kërcënuar. Më vonë ndaj tij shpallin fletëarrest nën akuzën se gjoja është ndër udhëheqësit e Armatës Kombëtare Shqiptare, i njohur si Kolonel Ilir Duraku. Fejzulla Duraku i mohon të gjitha këto akuza të pabaza dhe pa prezencën e tij dënohet me dhjetë vite heqje lirie. Qëllimi i pushtetit ishte burgosja e autorit të kësaj vepre. Por meqë të gjitha këto ishin procese të montuara, Fejzulla Durakut iu dasht që patjetër t'i ndërpresë studimet dhe të qëndrojë i izoluar për një kohë të gjatë, sikurse në burg shtëpiak. Kështu i mbillur qëndroi me shpresë, se pushteti do ta harrojë! Por jo vetëm që nuk e harroi figurën e tij, por më vonë i bëntë edhe publike nëpër media. Fejzulla Duraku erdhi në përfundim se kështu i izoluar nuk jetohet dhe vendosi të lëshojë vendin. Ashtu dhe ngjau, në dimër të vitit 2003 edhe u largua përfundimisht nga vendlindja e vetë.Jeton dhe vepron në Diasporë.
 
Deri më tani ka botuar këto vepra letrare: "Gërshetat e amshimit" 2001; "Kënga e të mohuarve" 2002; "Legjenda e Haraçinës" 2003; "Rrugët e Europës" është vepra e tij e katert me radhë e cila po pret të botohet në Diasporë në gjuhën Frënge.
 
ILIRIA - Revistë kombëtare...
Go to Site
 
Search the Web