Bujqësia në Kosovë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Faqe e re: Bujqësia kosovare karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ultë dhe një shërbim këshilldhënës të dobët, kontribon me afërsisht 7 % të Bruto Prodhimit...
 
vNo edit summary
Rreshti 16:
me të ardhura mujore shumë të ulta. Aty janë rreth 150,000 njerzë të përfshirë në
sektorin bujqësor/farmer.
 
==Prodhimet e qumshtit==
Kostoja e prodhimit të qumshtit në Kosovë është e lartë sipas kostos të lartë të furnizimit (70-80% e kostos totale në prodhimin e qumshtit) dhe bagëtia janë zakonisht në shtalla e më rrallë kullosin në livadhe. Mesatarja e ēmimit me pakicë është 0.64 E/litre, dhe si pasojë janë këto margjina të larta me çmimin aktual të formimit dhe produktivitetit.
 
Prodhuesit lokal të qumshtit kërkojnë zbritjen e ēmimit furnizues nga 0.24 në 0.20 E/litër që të hyjnë në konkurencë me prodhimet e importuara. KAMP vlerëson se çmimi i duhur është 0.21 E/litër dhe bënë dallim të madh prej 3 E/litër nëse çmimi nga ferma është 0.24 E/litër.
==Prodhimet e mishit dhe vezët==
Çmimi i prodhimit të mishit është, afërsisht 1.71 E/kg të bagëtisë së gjallë në ferma. Mesatarja nga fermat është 1.70 dhe 1.80 E/kg matja e gjallë. Dallimi është përafërsisht 23 Euro për një lopë pas 6 muaj rritje. Çmimi i prodhimit për mish pule është 1.7 E/kg matje e gjallë (2.4 E/kg pas prerjes) dhe
mesatarja e çmimit me shitje është1.95 E/kg gjallë, jep një dallim prej 0.27 E/kg.
 
Prodhimi vendor i mishit të pulës vlerësohet se është 1,193 ton per vit duke arritur 3% te
konsumimit të përgjithshëm. Prodhimi vendor i vezëve është rreth 74 % nga kërkesat dhe mbetja prej 26% importohet. Kostoja e prodhimit te vezëve është 0.052/copë kurse çmimi i vezëve të
importuara është 0.04 E/copë. Çmimi mesatar në ferma është 0.065 deri 0.07E/copë
derisa ēmimi mesatar me pakicë është 0.09 E/copë.
 
Prodhimi i dhenëve është arsyeshëm më fitimprues (mesatare 150 dele) me çmim mesatar të prodhimit prej 1 kg e qengjit (gjallë) 1.54 e/kg ose 2.57 E/kg pas prerjes derisa kostoja e prodhimit të qumshtit është 0.30 E/litër. Çmimi i shitjes me shumicë është 2.50 E/kg për mish kurse 0.50 E/litër qumshtë.
==Prodhimet e grurit dhe ushqimit për kafshë==
Mesatarja e rendimentit të grurit është 3.26 ton/ha. Janë rreth 70.000 ferma që mirren me prodhimin e grurit si dhe fermer vetanak (< 1.5 ha) prodhojnë 55% të grurit vendor. Fermat semi komerciale prodhojnë 29% kurse ato komerciale 16 %. Çmimi i prodhimit të grurit është rreth 0.12 E/kg. Kostoja kryesore në prodhimin e drithrave, dhe grurit është ajo e makinerisë së fermave.
 
Çmimi i Misrit në Kosovë është 0.14 E/kg (2004), kurse kostoja e prodhimit ndryshon nga 0.10 në 0.17 E/kg. fermat e vogla bëjnë kompenzim duke kombinuar me pasul. Elbi kërkohet në birrari. Konsumimi i birrës në kosovë është rreth 21 litër për person në vit. Vendi per kultivimin e elbit është 3,896 ha.
 
Janë 36 ferma që prodhojnë elb me kontratë për të vetmen birrari nga Peja. Fermat janë tregëtare me mbi 100 ha, dhe me prodhim prej 2.2 ton/ha. Gjithë prodhimi mirret nga fabrikat e birrës në Kosovë. Vetëm 300 ton e elbit është importuar në 2004 dhe Kosova siguron 75% të kërkesave të birrës. Fabrika e birrës në Pejë prodhon 30.000 ton/vit, ose 93 % e prodhimit total të birrës dhe 67 % të kapacitetit të vet. Dy birrari të vogla bëjnë balancimin mes veti. Kostoja e prodhimit të elbit për birrë është 0.23 E/kg dhe fabrikatpaguajn nga 0.35 E/kg. Prodhime më të larta do të kemi me shfrytëzimin më të mirë të makinerisë dhe ujitjes.