[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 23:
Vuk Stefan Karaxhiqi ishte një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të reformës së shekullit XIX të gjuhës serbe. Për këtë edhe punimet e tij janë të shkruara kryesisht në gjuhen serbe. Që nga fundi i shekullit XIVIII kishte iniciativa për krijimin e një gjuhe të shkruar, bazë e së cilës duhej të ishte kuptueshmëria nga populli. Prifti, predikuesi e shkrimtari Gavilë Stefanë Vencloviq, që më 1740 për herë të parë kishte përkthyer shkrimet e shenjta në gjuhën serbe popullore. Mirëpo kjo Bibël ishte ndaluar nga hierarkia e Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa më vonë shërbente për përkthimin e Dhjatrës së Re të Karaxhiqit. Për gjatë kryengritjeve kundër osmanëve, thirrjet për një gjuhë të shkruar serbe kishin arritur kulmin. Këtyre thirrjeve i kundërvihej rrethi sllavë i shtrirë përgjatë hierarkisë së kishës ortodokse e cila parashihte që sllavishtja e kishës ortodokse të shërbente për gjithë popujt sllavë. Në këto rrethe sllave, kishte kundërshtarë të mëdhenj edhe Karaxhiqi. Për reformën e tij e cila u njohë botërisht më 1860, ai ishte sulmuar nga këto rrethe.
===Për shqiptarët===
Vuk Stefan Karaxhiqi në librin e tij "Srbi svi i svuda" për shqiptarë merr vetëm bërthamën e pa prekur ilire ndërsa pjesët tjera tenton të i fusë në një komb artificial sllavë i cili sipas mendimit të tij duhet të quhej sipas popullit të vjetër "Serb" që ishin më të vjetër se sa vetë sllavët. Si do që të jetë ai shqiptarët i emërton si Arnautë dhe përderisa shprehë pakënaqësinë rreth bashkimit të popujve të Ballkanit perëndimorë, për shqiptarët thotë ... Shqiptarët në këtë drejtim janë shembull më i afërt se sa Hungarezët e Gjermanët; Ata (Shqiptarët) janë të ritit perëndimorë (e mund të ketë ndoshta edhe të ati lindorë), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pakë urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptarë do të mbyste dhjetë turq edhe po që seqe ai shqiptarë është i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë që do ti vriste dhjetë italian për një shqiptarë të ririt turk. <ref>Arnauti su u ovoj stvari za nas još bliži i priličniji primjer nego i Madžari i Nijemci; njih (Arnauta) ima i Rimskoga (a može biti gdješto i Grčkoga) zakona, pa se svi zovu Arnauti, i da rečemo da se između sebe malo mrze, ali prema drugijem narodima žive kao i braća, kao da su svi jednoga zakona, i jedan bi od njih Turskoga zakona ubio deset pravijeh Turaka za jednoga Arnautina makar koga Hrišćanskog zakona, kao što bi i Arnautin Rimskoga zakona ubio deset Talijanaca za jednoga Arnautina Turskoga zakona.</ref>
 
==Lidhje të jashtme==