Kastriotët: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute) |
No edit summary |
||
Rreshti 4:
{{shkronja}}
{{për përmirësim}}
Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjëlli, gjyshi i Skënderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane"", një princ shqiptar me emër: Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e Kosovës më 1389. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatëruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili. në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
|