Diskutim:Shkenca në mesjetën Islame: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
Shkenca Islame për mua është titull i pakuptueshëm, sepse hkenca nuk klasifikohet sipas fesë. Tani nuk e kuptojë bëhet fjalë për degë të Teologjisë apo për kontribuesit muslimanë në shkencë. Këtu dua të themë se shkenca është shkencë sepse metodat dhe mënyrat e studimit sipas rregullave të caktuara, ku ta di unë cilat janë ato (pohime, mohime, përkufizme, teza, teori, ligje etj) të cilat janë të ndryshme nga ato fetare. Pra duhet zgjedhur titulli përkatës Shkenca tek muslimanët, Shkenca tek arabët etj.--[[Përdoruesi diskutim:Dan|Hipi Zhdripi]] 1 Nëntor 2007 01:25 (UTC)
 
:: Per kete shiko interwiki. Titulli eshte mire. ([[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 1 Nëntor 2007 13:20 (UTC))
:Së pari, gjuha shqipe është e pavarur nga gjuhët tjera d.m.th argumentimi: ''shiko interwiki'' nuk ka vlerë sepse këtu po flitet për drejtshkrimin e shqipes.
:Po për ta hekur [[zhigi]]n edhe ata e kanë të njëjtin problem : ''This article is about the history of science in the Islamic civilisation between the 8th and 15th centuries.''. Në gjuhen shqipe për të shprehur atë që po mundohet ky sqarim nuk ka nevojë sepse ne mund ta shprehim shkurt dhe bukur si p.sh historia e shkencës tek muslimanët në shekujt VIII-XIV. Mendimi im personal është që feja nuk ka nevojë që të paraqitet këtu si diçka "cool", këtë e kanë bërë në projektet tjera ata që mundohen ta paraqesin fenë islame si një produkt.--[[Përdoruesi diskutim:Dan|Hipi Zhdripi]] 1 Nëntor 2007 14:14 (UTC)
 
Para se te filloja kete artikull, e kam menduar mir qendrimin qe do te mbaja mbi titullin dhe e kam shikuar permbajtjen e artikullit perkates ne gjuhen angleze (qe ne pergjithesi i mbulon artikujt e gjheve tjera qe une mund t'i puntoj).
 
Emertimi Shkenca Islame duhet nderruar, perkatesisht ne '''Historia e shkencës Islame'''. Kufizimi ne shekuj eshte i gabuar sepse ne shekjt e permendu ka qene lulzimi dhe zhvillimi i madh kurse ne periudhat tjera ka qen jo i madh por ka patur zhvillim.
 
Pse '''Shkenca Islame'''?
:Titulli i cili perfshin kete artikull mbulon kryekeput artikullin. Shkenca per te cilen po flasim ka lind pikerisht ne saje te rregullave, normave dhe politikes te cilen Islami i mbreteronte ne ate kohe prndryshe ky zhvillim nuk do te behej. Pra shkenctaret kanarritur te punojne dhe te zhvillojne shkencen ne saje te lirise dhe ndihmes qe u ka dhene pikerisht Islami dhe qeverisesit muslimane te kohes per te cilen po flasim.
:Per te njohur kete, ti duhesh njohur fillimisht qendrimin e Islamit ndaj shkences, pastaj aplikimin e normave dhe ligjeve Islame ([[Sheriati]]t) nga ana e udheheqesve te asaj kohe, pastaj historine e pergjitheshme te zgjerimit te teritoreve dhe shkembimin e kulturave ne teritoret e reja si dhe nje varg te tere elementesh te cilat e sqarojne shume qarte ate titullin "Shkenca Islame" apo ate "Histori të shkencës Islame".
 
Pra, ketu ka patur rol të drejteperdrejte [[feja Islame]] në lindjen dhe zhvillimin e kesaj shkence qe meriton te quet "Shkenca Islame".
 
Si fund po te le ne dijeni se ndikim te drejt per drejte drejt ketyre arritjeve ka patur [[hadithi]] (thenja) e [[Muhammedi]]t (paqa qoft mbi te: "Kërkonie diturinë qoftë edhe në Kinë" (Kina e cila në atë kohë për Mekasit ishte e largët dhe e pa njohur.
 
Pershendetje. ([[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 1 Nëntor 2007 15:17 (UTC))
 
Puntor, unë po të kuptojë plotësisht por ja që ky nuk është vendi ku duhet të vendoset të quhet një dukuri zhvillim shkencë apo jo shkencë. Si do që të jetë fjala Shkenca Islame nuk ka kuptim. Unë nuk po përjashtojë merita e kontribute por kjo fjalë nuk ka kuptim në gjuhen shqipe, është një shqipe e sakatosun dhe nuk mbulon asnjë kuptim të artikullit. Shkenca nuk ndahet në Shkenca Katolike, Shkenca Ortodokse, Shkenca Jahudi. Nëse është fjala për formulime të reja për paraqitjen e shkencës si Shkenca sipas botëkuptimeve Komerciale apo Shkenca sipas botëkuptimeve Islamike atëherë Wikipedia nuk është vend për këto gjëra por i emërtn ato siç është.
 
Për tu kuptuar.
Sa e di une nuk ka "Shkenca Shqiptare" në kuptimin siq e paraqet artikulli, por ka shkenca shqiptare që quhet Albanologjia d.m.th shkencë që përcjellë zhvillimet e shqiptarëve. Për këtë unë bie në dyshim kur hasë një titullim të till, sepse mendojë se ekziston një shkencë që merret me zhvillimin e fesë islame dhe kjo duhet të dallohet nga kontributet dhe meritat e muslimanëve në shkencë. Shikuar nga aspekti tregtarë financuesi mund të marrë të drejten nga krijuesi por nga aspeti shkencorë kjo nuk funksionon krijuesi është krijues, financuesi mbete financues.--[[Përdoruesi diskutim:Dan|Hipi Zhdripi]] 1 Nëntor 2007 16:06 (UTC)
 
== Përmbajtja e artikullit ==
 
Nuk mund të flasë për përmbajtjen e artikullit pasi që nuk jamë në gjendje të kuptojë se për çka është fjala këtu.
 
Artikulli fillon me:
Shkenca Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame. përkufizim që mbulohet me referimin # ^ Shkena arabe - (Anglisht).
 
D.m.th Shkenca Arabe nuk ka kuptim sepse as Shkenca Shqiptare nuk ka kuptim. Nëse thuhet Shkenca në literaturën arabe ka kuptim por nuk ka kuptim të thuhet Shkenca Islame sepse ngatërrohet me Shkencën mbi fenë islame. Në anën tjetër nuk thuhet Shkenca Katolike për këso raste, por Shkenca në tekstet latine, Shkenca tek katolikët, Shkenca sipas botëkuptimeve katolike etj,.
Return to "Shkenca në mesjetën Islame" page.