[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Lah Nimani]] u lind me [[15 Shtator]] [[1939]] në fshatin Kostërc, [[Skenderaj]]. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesme në [[ Prishtinë]] (Shkolla normale) për të vazhduar studimet në [[Beograd]] (Fakuleti i Edukatës Fizike ). Gjatë studimeve në Beograd ai kishte fatin të punonte me një profesor të zotin i cili e mësoj shumë gjëra të sporteve luftarake dhe këtë Lahu e shfrytëzoi mjaft mire dhe sjelli mësimin a atjeshëm në vendin tonë çka nuk e kishte bërë asnjë shqiptar më pare.
 
Fillimisht Lah Nimani të cilët të gjithë e kishin njohur me nofkën “BACA LAH” pas diplomimit ishte punësuar si Arsimtar i edukatës fizike në qytetin e M[[itrovicëMitrovicë]]s. Pas një kohe fillon të punoj në klubin e boksit “Akumulatori “ ku ishte edhe zanafilla e parë për boksin e atëhershëm. Pas suksesit që kishte me ekipin Akumulatori ekipi i boksit Prishtina kishte filluar t`a gjurmonte dhe në mes të stinorit 1973-74 baca Lah transferohet në ekipin e Prishtinës. Ekipi i Prishtinës kishte boksier të shkëlqyer mirpo i mungonte një strateg i cili do të arrinte suksese me ta. Prishtina u bë ekip me nam jo vetem në [[Kosovë]] por edhe në tërë ish-Jugosllavinë. Boksieret si [[Nazif Gashi]], [[Bajram Hashani]],[[ Mehmet Bogujevci]], [[Xhevdet Peci]], [[Aziz Salihu]], e shumë tjerë filluan që popullit tone t`ju sjellin medalje krejt këto falë punës së palodhshme të Lah Nimanit.
 
Lah Nimani fitoi çdo gjë në boksin amator duke fituar pesë here titullin e ish-Jugosllavisë, gjashtë herë nënkampion i ish-Jugosllavisë dhe tre here vendin e tretë në ish- [[Jugosllavi]]. Ai përgaditi për katër herë boksier për [[Lojrat Olimpike]] (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e artë në [[Lojrat Olimpike]] si trainer në Moscow (1980) të [[Rusi]]së me boksierin serb, [[Sllobodan Kacar]], çka asnjë shqiptar deri më sot nuk ka sjell medalje të artë. Për Lah Nimanin të flasim na duhen ditë dhe muaj të tërë por është ky njeri i cili tashmë është legjendë dhe puna e tij sdo të harrohet kurrë, sepse janë gjeneratat të cilit brez pas brezi do të mësojnë për të. Edhe boksieret tanë shqiptar që e mbrojnë identitetin tone kombëtar dhe me namë si [[Luan Krasniqi]], [[Elvir Muriqi]] etj, u mbetet pikë në zemer se do të arritnin më shumë në boksin amator dhe profesionist po të kishin punuar me profesorin e boksit Lah Nimani.