Abdurrahman Dibra: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Abdurraman Dibra''' ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhave: ([[27 maj]], [[1924]] – [[10 qershor]], [[1924]]), ([[28 shtator]], [[1925]] – [[10 shkurt]], [[1927]]) si dhe ([[26 tetor]], [[1927]] - [[10 maj]], [[1928]]).
Abdurrahman Dibra i cili kishte qenë nëprefekt i Stambollit dhe kishte shërbyer
për afro 19-vjet si ministër e deputet gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, me ardhjen e
komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ai nuk pati asnjë problem prej tyre.
Peripecitë e familjes sonë filluan pas arrestimit të vëllait tonë të madh, Qenanit,
i cili ishte diplomuar për Drejtësi në Paris dhe në një nga akademitë ushtarake të Italisë.
Pas arrestimit të Qenanit, ne na nxorrën nga shtëpia jonë aty në rrugën e Saraçëve
dhe pasi na sekuestruan të gjitha plaçkat që kishim, na lanë në mes të katër rrugëve
duke na thënë të shkonim ku të donim. Më 17 qershor të vitit 1946 Qenanin e nxorrën
para Gjyqit Ushtarak në Tiranë së bashku me 37 të pandehur të tjerë dhe ai u dënua me
vdekje i akuzuar si kryetar i grupit "Monarkist" i cili së bashku me grupimin "Social-demokrat"
të kryesuar prej Musine Kokalarit dhe atë të "Rezistencës" të kryesuar prej Sami Qeribashit,
ishin bashkuar dhe kishin formuar grupimin opozitar antikomunist të quajtur "Bashkimi Demokrat"
që udhëhiqej prej Sami Qeribashit".
 
Abdurrahman Dibrës, ish-nënprefekt i Stambollit që pasi shërbeu për 19-vjet me rradhë si deputet e Ministër i Brendshëm, i Finanacave dhe i Kulturës në periudhën e Monarkisë së Zogut, u burgos dhjetë vjetprej komunistëve. Po kështu në dëshminë e tij Urhan Dibra rrëfen edhe për historinë tragjike të vëllait tij të madh Qenan Dibrës, të diplomuar në Paris e Romë, i cili u dënua me vdekje nga komunistët në vitin 1946, pasi u akuzua si kryetar i një grupimi opozitar
antikomunist të quajtur "Grupi Monarkist". Po cili ishte Abadurrahman Dibra nga ç'familje
rridhte ai, ku ishte shkolluar dhe si hyri në jetën politike shqiptare në vitin 1920-të?
Cilat ishin marrdhëniet e tija me Ahmet Zogun dhe pse i qëndroi atij besnik për 19-vjet
me rradhë duke shërbyer si deputet e Ministër? Pse u internua Abdurrahmani nga italianët
në vitin 1939, si iu sekuestrua pasuria me dekret të Mëkëmbësit të Mbretit Viktor Emanueli
dhe përse komunistët që erdhën në pushtet në vitin 1944 nuk e trazuan fare atë? Cila ishte
e kaluara e të birit të Abdurrahmanit, Qenanit, çfarë qëndrimi politik kishte mbajtur ai
gjatë periudhës së Luftës? Cili ishte grupimi Monarkist që kryesonte Qenan Dibra, çfarë
aktiviteti kishte kryer ai dhe cilat ishin lidhjet që ata kishin krijuar me grupimin
social-demokrat të Musine Kokalarit dhe atë të Rezistencës të kryesuar prej Sami Qeribashit?
Çfarë ndodhi me familjen e Qenan Dibrës, pas ekzekutimit të tij në tre korrikun e vitit 1946
dhe cilat ishin pretekstet që përdorën komunistët për arrestimin e babait të tij Abdurrahmanit
në vitin 1951?
 
Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll
 
Abdurrahman Dibra u lind në vitin 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe ku tre të katërtat e atij
qyteti ishin pronë e babait të tij Elmaz Dibrës që asokohe shërbente si arkëtar i Bashkisë.
Nga tre djemtë e Elmaz Dibrës, vetëm i madhi Abdurrahmani u bë tepër i njohur për shkak të
aktivitetit të tij politik, ndërsa dy të tjerët Xhevdeti dhe Rahimi patën një jetë krejt ndryshe
nga ajo e vëllait të tyre. Rahimi pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Manastirit më
pas shkoi në Stamboll ku ndoqi universitetin në degën e Shkencave Politike. Pas diplomimit,
Rahimi për vite me rradhë punoi aty në Stamboll si gazetar dhe nuk u kthye më në Shqipëri.
Ndryshe nga dy vëllezërit e tjerë që ndoqën studimet e larta, Xhevdeti nuk ishte i shkolluar
dhe gjatë viteve të Monarkisë ai punoi si xhandar i ndihmuar nga i vëllai Abdurrahimi që kishte
funksione të larta shtetërore në atë kohë. Ndërsa lidhur me shkollimin e Abdurrahmanit dhe
fillimin e karrierës së tij administrative e politike, i biri i tij 67- vjeçari Urhan Dibra dëshmon:
"Pasi mbaroi shkollën fillore në vëndlindjen e tij Dibër, babai Abdurrahmani vazhdoi të mesmen
në qytetin e Manastirit dhe më pas shkoi në kryeqëndrën e perandorisë osmane për të ndjekur
studimet e larta. Ai u regjistrua në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Stambollit
të cilin e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1908, duke marrë dhe Medalje Ari si një
nga studentët më të mirë të asaj dege. Duke parë rezultatet e tij të larta, Porta e Lartë
e emëroi atë menjëherë në administratën vendore osmane dhe pas pak kohësh me dekret të Sulltanit
ai u emërua në postin e nënprefektit të Stambollit. Gjatë viteve që babai im Abdurrahmani ndoqi
studimet e larta në Stamboll, ai ka qëndruar në një dhomë me djaloshin nga Mati,
Ahmet Zogun i cili ishte afro dhjetë vjet më i vogël se ai. Që nga ajo kohë babi lidhi një miqësi
të ngushtë me Zogun i cili në vitin 1920-të kur u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm,
i bëri thirrje Abdurrahmanit që të linte Stambollin dhe të kthehej në Shqipëri.
Babai iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij dhe aty nga pranvera e vitit 1920 ai erdhi në Shqipëri
e mori takim menjëherë me Zogun në Tiranë", dëshmon i biri i Abdurrahmanit, Urhani,
lidhur me shkollimin e të jatit dhe fillimin e karrierës adminitrative e politike të tij
si nënprefekt i Stambollit.
 
19-vjet deputet e Ministër i Zogut
 
Lidhur me kthimin e Abdurrahman Dibrës në Shqipëri dhe fillimin e karrierës së tij politike,
i biri Urhani dëshmon: "Pas kthimit në Shqipëri dhe bisedimeve me Zogun, babai pranoi të integrohej
në jetën politike të vëndit dhe në fillimin e vitit 1921 ai hodhi kandidaturën për deputet në
Prefekturën e Dibrës së Madhe ku bashkë me Ahmet Zogun fitoi të drejtën të ishte një nga
përfaqësuesit e asaj Prefekture në Parlamentin e Parë shqiptar që i filloi punimet në 21 prill
të atij viti. Në atë kohë përveç Ahmet Zogut, nga politikanët më të njohur babai kishte miqësi
të ngushtë edhe me Myfid Libohovën, Ekrem Bej Vlorën, Koço Kotën e Iljaz Vrionin.
Më 27 maj të vitit 1924 Kryeministri Iljaz Vrioni e thërriti babanë dhe i kërkoi që në kabinetin
e kryesuar prej tij ai të mbante portofolin e Ministrit të Brendshëm. Babai e pranoi atë post
ministror dhe në atë kabinet përveç tij merrin pjesë dhe Koço Kota si Ministër i Punëve Botore
e Sulejman Delvina si Ministër i Financave. Në atë post ministror babai nuk qëndroi më shumë
se dy javë pasi në dhjetë qershor 1924 forcat opozitare që ishin grpuar rreth Fan Nolit e
Luigj Gurakuqit, organizuan kryengritjen e armatosur dhe me forcën e armëve e rrëzuan qeverinë
e Iljaz Vrionit ku babai mbante postin e Ministrit të Brendshëm. Me hyrjen e forcave rebele
fanoliste në Tiranë, babai u detyrua dhe u largua nga kryeqyteti pasi ai kërkohej prej tyre me
çdo kusht për t'u eleminuar fizikisht, për vetë funksionin tepër delikat të Ministrit të Brendshëm
që kishte mbajtur. Në atë kohë pas largimit nga Tirana, babai shkoi dhe u strehua në
Dibër të Madhe tek njerzit tanë. Gjatë asaj kohe që babai strehoej aty, Krajli i Serbisë duke
pasur parasysh pozicionin që kishte Abdurrahmani në Qeverinë e Tiranës, i dërgoi atij njerëz
dhe i kërkoi që të bashkëpunonte me të duke i ofruar edhe shuma të mëdha me para. Babai
Abdurrahmani e refuzoi në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Krajlin e Serbisë dhe për
disa muaj qëndroi i fshehur pasi e nuhati se kërkohej për t'u zhdukur nga shërbimet sekrete
të Beogradit. Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në fundin e vitit 1924, babai u rikthye në
Tiranë dhe u zgjodh përsëri si deputet i Dibrës së Madhe në zgjedhjet parlamentare që u
zhvilluan në 27 maj të atij viti. Pas afro një viti e gjysëm më 12 shkurt të vitit 1927,
Kryeministri Ahmet Zogu i besoi babait postin e Ministrit të Brendshëm të cilin ai e ushtroi
deri në 10 maj të vitit 1928. Në atë kohë që babai u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm,
ashtu si të gjithë funksionarët e lartë të kabinetit qeveritar dhe deputetët e parlamentit,
ai përfitoi nga ligji që u bë dhe përfitoi një trullall në të cilin ndërtoi shtëpinë aty në
rrugën e Saraçëve. Pas vitit 1928 babai Abdurrahman Dibra u emërua në funksionin e Ministrit
të Financave, post të cilin ai e mbajti deri në vitin 1936. Pas atij viti babait iu ngarkua
edhe posti i Ministrit të Arsimit të cilin ai e mbajti deri në prillin e vitit 1939-të.
Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, babai pati marëdhënie shumë të mira dhe korrekte me
Ahmet Zogun, i cili e thërriste atë në të gjitha ceremonitë e darkat e rrethit të ngushtë familjar.
Po kështu një nga miqtë më të ngushtë të babait, ishte dhe Profesor Aleksandër Xhuvani,
të cilin ai e mori dhe e emëroi në funksionin e zv / ministrit të Arsimit gjatë viteve që ai
ishte në krye të atij dikasteri. Ndërsa nga kundërshtarët më të mëdhej që kishte babai,
ishte Shefqet Vërlaci me të cilin ai nuk e gjeti asnjëherë gjuhën e mirkuptimit.
Gjatë karrierës së gjatë afro njëzet-vjeçare që babai pati si deputet dhe tre herë Ministër,
përveç orarit zyrtar që ai e kalonte duke punuar në zyrë, pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte
në shtëpi duke lexuar dhe studjuar mbi libra. Abdurrahmani kishte një memorje tepër të habitshme
dhe falë asaj ai kishte mësuar rrjedhshëm disa gjuhë të huaja si tuqishten, anglishten, italishten
dhe frengjishten", kujton Urhan Dibra lidhur me karierën e gjatë politike të babait të tij i cili
përveç funksionit të deputetit të Dibrës së Madhe, mbajti dhe tre herë postet
ministrore të Financave, Arsimit dhe atë të Ministrisë së Brendshme.
 
Internohet nga Shefqet Vërlaci
 
Karriera e gjatë politike e Abdurrahman Dibrës që ishte diplomuar për Shkenca Politike në
Universitetin e Stambollit, përfundoi më 7 prill të vitit 1939 ditën që Italia fashiste kreu
agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Ndërsa në mëngjezin e shtatë prillit Abdurrahmani nuk pranoi
që të largohej nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog dhe një pjesë të Oborrit Mbretëror,
gjithashtu ai nuk pranoi që të merrte pjesë as në Qeverinë Shqiptare që u krijua ato ditë nën
presionin e dhunën e italianëve. Ato ditë të para të prillit 1939, Abdurrahmani refuzoi kerkesën
që iu bë për të shkuar në Romë me delegacion e lartë shqiptar që do t'i çonte Kurorën e Skënderbeut,
Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit. Lidhur me këtë, i biri Urhani dëshmon: "Nisur nga bindjet
politike antifashiste që kishte babai si dhe refuzimi që i bëri ai kërkesës për të shkuar në Romë
me delegacionin që çoi Kurorën e Skënderbeut tek Mbreti Viktor Emanueli, në fillimin e vitit
1940-të, ai u internua nga autoritetet italiane në Itali. Pak kohë pas internimit të tij, me
propozimin e Kryeministrit Shefqet Vërlaci me të cilin babai kishte pasur gjithmonë probleme,
ne na u sekuestrua e gjithë pasuria jonë e luajtëshme dhe e paluajtëshme. Në vendimin e
sekuestrimit të kësaj pasurie thuhet: "Këshilli Ministruer. Vendim. Nr.306 me 1-III-940.
Këshilli Ministruer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtur nën Kryesinë e z. Shefqet Vërlaci,
Kryeministër e Zav. Ministër Sekretar Shteti për P. Botore, me antar ZZ Tefik Mborja,
Ministër Sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, Xhafer Ypi, Ministër Sekretar Shteti për Drejtësin,
Maliq Bushati, Ministër Sekretar Shteti për M. Mbrendshme, Fejzi Alizoti,
Ministër Sekretar Shteti për Financat, Ernest Koliqi, Ministër Sekretar Shteti për Arsimin,
Anton Beça, Ministër Sekretar Sheti për Ekonominë Kombëtare, në bazë të nenit 9 të Dekretit
Mëkambësuer datë 2 qershor 1939-XVII, shpallun në Flteroren Zyrtare Nr.39 data 9 Qershuer 1939-XVII.
Vendosi konfiskimin e pasunivet të lujtëshme dhe të pa-lujtëshm, të sekuestrueme me Dekret të
ndryeshëm të Ministrit Sekretar Shteti për Drejtësinë, në bazë të nenit 2 të Dekretit sipërthanun,
personave të treguem në listën e bashkëngjitun këtij vendimi, me përjashtim të shtëpis qi zotnon
në lagjen "Abdullah Bej" të Tiranës, Abdurrahman Dibra, e cila i asht falë për banim familjarë
familjes së të ndjerëve Et-hem, Ismet dhe Tahsim Toto, familje e cila përbahet prej të vejave,
fëmijve të mitun, atit dhe vëllait student. Asht nji me origjinalin. Sekretar i Përgjithshëm i
Këshillit të Ministravet. (Yzedin Beshiri) firma". (AQSH. F. 249 v 1940 D.III 263 f.120).
Ndërsa shtëpinë tonë ia dhanë familjes së vëllezërve Ismet e Et'hem Toto, ne na lanë të
banonim në bodrumin e saj, kurse në katin e tretë sollën familjen e një mjeku italian.
Ne do të na kishin hequr fare nga shtëpia, por na lanë të banonim në bodrumin e saj vetëm në
sajë të ndërhyrjes së Xhaferr Ypit. Kurse në pasurinë e paluajtshme që na u sekuestrua bënin
pjesë 60 dynym tokë pjesa më e madhe e së cilës ishte në aeroportin e Laprakës. Një pjesë
të madhe të parave që u mblodhën nga shitja e tokave tona, iu dhurua Kryqit të Kuq Shqiptar.
Pas një qëndrimi prej katër vjetësh në internim në Itali, ku babai Abdurrahmani ishte së bashku
me miqtë e ngushtë Hiqmet Delvinën e Suat Asllanin, ai u kthye në Shqipëri në shtatorin e vitit
1943 kur kapitulloi Italia. Me ardhjen e tij në Tiranë gjatë periudhës së pushtimit gjerman,
babai kërkoi dhe rimori një pjesë të madhe të pronave që na kishin sekuestruar italianët me
pa të drejtë. Deri në mbarimin e Luftës babai qëndroi në shtëpi dhe nuk u përzie fare me politikë.
Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati
19-vjet si deputet dhe Ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e
trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen tonë filluan në pranverën e vitit 1946
kur komunistët arrestuan vëllanë e madh, Qenanin, i cili kishte mbaruar studimet e larta dhe
ishte diplomuar për Jurisprudencë në Paris dhe në Akademinë Ushtarake të Romës. Vëllai Qenani
u akuzua si kryetar i një grupimi Monarkist i cili ishte bashkuar me dy grupime të tjera:
Social-demokrat dhe të Rezistencës të kryesuara nga Musine Kokalari dhe Sami Qeribashi".
 
{{cung}}