Sanxhaku i Nishit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Xhavo (diskuto | kontribute)
No edit summary
Xhavo (diskuto | kontribute)
Rreshti 49:
 
== Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878 ==
Në luftën ruso-osmane, [[Sërbia]] dhe [[Mali i Zi]] menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare.
Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë [[Osmane]] nga këto troje, Serbia para syve të fuqive të mëdha dhe me bekimin e tyre kryente spastrimin etnik. Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindra e mijëra shqiptar u detyruan t'i braktisnin vatrat e tyre duke u vëndosur si muhaxher (refugjat) në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe me gjerë. Në ketë kohë para tytave të soldateskes serbo-malazeze u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptar. Kështu u spastruan etnikisht 640 vendbanime shqiptare të rrethit të Nishit, të Prokupjes, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me këto akte anticivilizuese dhe antishqiptare Serbia dhe Mali i Zi ngushtuan edhe më hapsirën kombtare shqiptare duke krijuar kështu parakushte për rrezikim të metejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti.
(Burimi: Historia e Popullit Shqiptar - hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë)