Karadaku (mal): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
Struktura e relievit është mjaft e copëtuar. Këtë e bëjnë luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta dhe majet e maleve si pjesë më të larta të relievit. Sendimentet reja në pjesën perëndimore, mesozoike, në pjesën e mesme dhe ato të vjetra të paleozoikut në lindje tregojnë një llojllojshmëri në ndërtimin gjeologjik. Në formimin e relievit kanë ndikuar rrjedhat e lumenjve që kësaj pjese i kanë dhënë një pamje të copëtuar. Ato, duke zbritur prej viseve të larta, kanë thelluar shtratin e tyre me vet kanë bartur material të eroduar. Lumenjtë më të rëndësishëm të kësaj krahine janë: Golemareka, Letnica, Karadaku, Lashtica, Pasjani, Llapushnica etj. Të gjithë këta derdhen në [[Morava e Binçes|Moravën e Binçës]].
 
Relievi i lartë i kësaj zone pengon depërtimin e masave të nxehta të jugut, ndërsa ndaj veriut është e hapët. Zonën e karadaketKaradakut të Shkupit e përshkon izoterma e vjetore 9 ºC e 10 ºC, kurse reshjet mesatare vjetore janë midis 700 e 800 mm.
 
Kushtet e tilla natyrore janë shprehur në fizionominë e pejsazhit. Sipërfaqet më ëtë mëdha janë pyje, duke përfshirë më se gjysmën e territorit të trevës. Sipërfaqet me ara përfshijnë 31% të territorit dhe janë për gjysmë më të vogla se në Drenicë. Kullotat dhe livadhet përfshijnë rreth 11 % të sipërfaqeve të tokave. Një strukturë e tillë e tokave ka kushtëzuar që popullsia të merret me shfrytëzimin e tokave punuese dhe sipërfaqeve me pyje. Blegtoria, përshkak të bazës ushqyese të vogël, është më e kufizuar.