Ndryshimi mes inspektimeve të "Kiço Xhavella"

42 bytes added ,  12 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Kiço Xhavella''' lindi më 1801 në Sul dhe u rrit në ishullin e Korfuzit ku kishin emigruar të parët e fisit. Në vitin 1820 ai u rikthye në Sul pas marrëveshjes që kishin bër...)
 
[[Figura:Kiço Xhavella.jpg|thumb|250px]]
'''Kiço Xhavella''' lindi më 1801 në Sul dhe u rrit në ishullin e Korfuzit ku kishin emigruar të parët e fisit. Në vitin 1820 ai u rikthye në Sul pas marrëveshjes që kishin bërë Xhavellat me Ali Pashanë dhe në atë kohë në moshën 19-vjeçare, ai mori titullin Kapedan. Pas kësaj ai shkoi në Itali për të marrë një sasi armësh dhe kur u kthye që andej, Aliu ishte vrarë e suliotët ishin larguar për së dyti nga Suli. Në atë kohë Kiço Xhavella u bashkua me Marko Boçarin dhe luftoi së bashkë me të. Në vitin 1835, Mbreti Othon e caktoi atë si adjutant të vet duke e bërë nën gjeneral dhe mbikqyrës së përgjithshëm të ushtrisë. Pas vdekjes së Ministrit të Mbrotjes së Greqisë, Karaskaqit (një tjetër Shqiptar i shquar) në vitin 1844, Kiço Xhavella shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848 ai mori postin e kryeministrit të Greqisë. Kiço Xhavella vdiq në Mesolongj në vitin 1855.