[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Xhavo (diskuto | kontribute)
No edit summary
Xhavo (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Gejzeri.jpg|thumb|100px|Gejzeri]]
'''Gejzerët''' janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. Gejzerët kryesisht paraqiten në regjionet vullkanike dhe zakonisht si manifestim postvullkanik. Parqiten edhe në ato vise ku dikur ka pasur vullkane. Gejzerët krijohen me veprimin e avullit të nxehtë me prejardhje magmatike nga uji i cili gjendet në kanalin e vullkanit. Nxehtësia e brendshme e tokës që ushqen vulkanet, nxe edhe ujrat e burimeve të nxehta. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit e shtynë ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa vjen një sasi tjetër uji. Pamja e gejzerëve është më të vertetë interesante.
 
Gejzerët janë të lidhur me [[vullkanet]] dhe mund të jenë aktiv dhe të shuar.Por edhe vullkanet edhe gejzerët janë shumë atraktiv për vizitor. Gejzerët aktiv janë interesant, ndërsa të shuarit janë atraktiv sepse njerëzit mund t’iu ofrohen krejt afër. Gejzerët janë mjaft të përhapur në botë( rreth 5000). Por megjithatë më së shumti ka në [[Islandë]] rreth 2000, [[SHBA]], [[Zelandë të Re]] dhe [[Kamqatkë]].
[[ Category: Gjeografi]]